Kërko

Vatican News

Hebrenjtë, të krishterët e myslimanët së bashku në Shtëpinë e Familjes Abrahamitike

Një pikë referimi kulturor e shpirtëror në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, qё përfshin një Sinagogë, një Kishë e një Xhami dhe e cila synon të jetë një dritё mirëkuptimi dhe bashkëjetese paqësore ndërmjet tre feve monoteiste, frymëzuar nga Dokumenti mbi Vëllazërimin Njerëzor.

R.SH. - Vatikan

Në ndërtim e sipër 'Shtëpia e Familjes Abrahamitike', e cila përmban në një kompleks të vetëm, në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, një Sinagogë, një Kishë dhe një Xhami, deri mё tani ёshtё ndёrtuar 20%  e pritet të përurohet në vitin 2022. Kёshtu njofton në një deklaratë Komiteti i Lartë i Vëllazërimit Njerëzor (HCHF). Komiteti, i cili ёshtё edhe mbikëqyrёs i projektit tё pёrmendur, theksoi se nisma 'Shtëpia e Familjes Abrahamitike' është frymëzuar nga dokumenti i vitit 2019 mbi Vëllazërimin Njerëzor, firmosur nga Papa Françesku e Imami al-Tayyeb. E ndërtuar në ishullin Saadiyat në Abu Dhabi, 'Shtëpia e Familjes Abrahamitike' ndiqet nga afër nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i al-Azharit, Ahmed el-Tayeb, i cili e miratoi projektin.

Vlerat e përbashkëta të të tre besimeve

Projekti i 'Shtëpisë së Familjes Abrahamitike' përgatitur nga arkitekti David Adjaye, shpreh vlerat e bashkёndara nga Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami, përmes tri ndërtesave kryesore: një Xhamie, një Kishe dhe një Sinagoge, qё janё ndërtuar në një vend tё pёrbashkët. "Si i tillë, kompleksi ndërton ura ndёrmjet qytetёrimeve njerëzore dhe mesazheve qiellore". Emrat e tre shtëpive të dallueshme nga njёra tjera janë: “Imam al-Tayeb Mosque", "St. Francis Church" dhe "Moses Ben Maimon Synagogue". Përveç 3 vendeve të kultit, kompleksi përfshin edhe një qendër kulturore që synon t’i inkurajojë njerëzit të angazhohen në ndërtimin vëllazërimit njerëzor dhe solidaritetit brenda një komuniteti që i ka pёrzemёr këto të mira dhe kujdeset për vlerat e respektit reciprok dhe bashkëjetesën paqësore, ndërsa ruhet e mbrohet karakteri unik i secilës fe.

16 qershor 2021, 12:20