Kërko

Vatican News

Papa Gjon Pali II dhe Kisha nё ish Bashkimin Sovjetik

Pas vëllimit 'Gjon Palin II dhe Kishat në Evropën Qendrore-Lindore', prof. Jan Mikrut, profesor i Fakultetit të Historisë e Trashëgimisë Kulturore të Kishës në Universitetin Papnor Gregoriana, nё Romё - tani e zgjeron vështrimin edhe më drejt Lindjes, me vëllimin 'Gjon Pali II dhe Kisha Katolike në Bashkimin Sovjetik e në vendet që lindën nga shpërbërja e tij'. Tridhjetë vjet pas Marrëveshjes së Belavezës mbi Shpërbërjen e BRSS.

R.SH. - Vatikan

Historia e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike përfundoi tridhjetë vjet më parë (Marrëveshja e Belaveža, 8 dhjetor 1991), duke hapur një epokë të re. Në pesëmbëdhjetë republikat që kanë lindur nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik - Estonia, Letonia, Lituania, Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Uzbekistani, Turkmenistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Federata Ruse - Kisha Katolike me tre ritet e saj (latin, greko-katolik, armen) qe sjellë deri në pragun e asgjësimit. Historia ndryshoi rrёnjёsisht në mesin e papnisё së Gjon Palit II (1978-2005), i cili promovoi udhёn e një rilindjeje për Kishat katolike në këto vende, edhe falë udhëtimeve të tij apostolike, pesë prej të cilave në ish-BRSS: Republikat Baltike (1993) , Gjeorgji (1999), Ukrainë (2001), Kazakistan dhe Armeni (2001), Azerbajxhan (2002).

Pas vëllimit mbi Gjon Palin II dhe Kishat në Evropën Qendrore-Lindore, me titull ‘Historia e Kishës në Evropën Qendrore-Lindore’ - përgatitur nga prof. Jan Mikrut, profesor i Fakultetit të Historisë e Trashëgimisë Kulturore të Kishës në Universitetin Papnor Gregoriana, nё Romё - tani  vështrimi zgjerohet edhe më drejt Lindjes. Vëllimi ri 'Gjon Pali II dhe Kisha Katolike në Bashkimin Sovjetik e në vendet që lindën nga shpërbërja e tij. Në njëqindvjetorin e lindjes së Karol Wojtyla' (Gabrielli Editore, 2021, fq. 1212) do të paraqitet në një uebinar më 18 qershor 2021, në ora 18.30. Ngjarja është e hapur për publikun, me regjistrimin paraprak të detyrueshëm në faqen e internetit www.unigre.it

Pas përshëndetjeve të At Nuno da Silva Gonçalves SI, Rektor i Universitetit Papnor Gregoriana, do të flasin Kard. Leonardo Sandri (Prefekti i Kongregatës për Kishat Orientale), Kard. Sigitas Tamkevičius (Kryeipeshkёv nderi i Kaunas), Kryepeshkopi Metropolit Ioann (Roshchin) i Kishës Ortodokse të Patriarkanës së Moskës, si dhe organizatori Prof. Jan Mikrut. Uebinari do tё drejtohet nga gazetarja Angela Ambrogetti (Drejtoresh e ACI Stampa).

Falë kontributit të dëshmitarëve të drejtpërdrejtë dhe autorëve të gjuhës amtare tё vendeve tё ndryshme, të cilët kanë qenë në gjendje të studiojnë literaturën dhe burimet e vendeve në fjalë, dyzet e pesë esetë në vëllim ofrojnë një kornizë e pik referimi për të eksploruar një temë që është sa komplekse aq edhe magjepsëse.

09 qershor 2021, 15:43