Kërko

Vatican News

Dita e fëmijës afrikan, kur edukimi është jetë

Çdo 16 qershor bie Dita e fëmijës afrikan, në kujtim të masakrës së Soweto-s së vitit 1976, kur u vranë të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar arsim cilësor. Në krahasim me shekullin e kaluar, janë bërë hapa të rëndësishëm përpara, por ende mbetet shumë për të bërë.

R.SH. - Vatikan

Afrika e Jugut përkujton sot përvjetorin e kryengritjes së Soweto-s. Protesta e studentëve zezakë kundër një ligji shtetёror që nuk u siguronte mësimin e arsimimin cilësor, ishte nё themelin e luftës kundër Apartheid. Kёshtu, çdo 16 qershor bie Dita e fëmijës afrikan, në kujtim të masakrës së Soweto-s së vitit 1976, kur u vranë të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar arsim cilësor.

"Dita e fëmijës afrikan” çdo 16 qershor përkujton protestat e vitit 1976 në Soweto, nё Afrikёn e Jugut, nё tё cilat morёn pjesё mijëra nxënës që dolën në rrugë e sheshe për të protestuar ndaj cilësisë së dobët të arsimit për zezakët nën regjimin e aparteidit. Të rinjtë marshuan edhe për të kërkuar që të mund të studionin në gjuhët e tyre amtare. Regjimi urdhëroi që demonstruesit të gjuheshin me armë zjarri, duke masakruar qindra djem dhe vajza.

Në dy javët e përplasjeve që pasuan, u plagosën një mijë dhe pati të paktën njëqind të tjerë u vranë. Për të nderuar kujtimin e tyre, që nga viti 1991, çdo 16 qershor,  është një ditë përkujtimi – shpallur së pari nga Organizata për Unitetin Afrikan (OAU) e pastaj edhe nga Kombet e Bashkuara - për të tërhequr vëmendjen mbi kushtet e rënda të jetesës së fëmijëve dhe djemve në kontinentin afrikan. Kjo Ditё ka arritur në edicionin e saj të 31-të.

Studimi është një e drejtë e fituar kurrë

"Disa nga çështjet që studentët e asaj kohë kёrkonin me forcë, në lidhje me të drejtën për arsim, janë ende sot shumë të pranishme e aktuale në shumë shtete afrikane".

16 qershor 2021, 13:12