Kërko

Vatican News

“Një muaj me Marinë”: Giovanni Papini, bisha bëhet qengj

Është histori e një kthese të papritur e përplot me fryte, ajo e shkrimtarit të mirënjohur italian, që tregohet në këtë meditim të kardinalit Comastri. Shembull, për të zbuluar, në muajin marian, devocionin për Zojën. Nisma e Telepaces, realizuar nga Vatican News përfshin 31 pjesë, që e shoqërojnë telespektatorin në zbulimin e devocionit për Virgjërën Mari gjatë gjithë majit, muajit, që tradita e Kishës ia kushton Zojës.

R.SH. - Vatikan

Kardinali Comastri  flet edhe për Giovanni Papinin, që mbiquhej “bisha e Firencës”. Falë Marisë, edhe ky njeri u kthye në fenë e vërtetë. E kur po ndërronte jetë, dikush tha për të: “Bisha u bë qengj!”. Shprehje, që hyri në historinë e letërsinë italiane. Shkrimtari ishte geribaldin, ateist, antiklerikal. Në vitin 1912, në kulmin e antiklerikalizmit, pati shkruar librin “Kujtime për Zotin”.

Në këtë libër, plotësisht nihilist, Zoti uron të zhduket fare, për shkak se feja ishte shlyer fare nga faqja e dheut. Në shkrimet  e mëpasme - kujton kardinali Comastri - mund të shikojmë një rreze drite, që e ndihmon shkrimtarin në kërkimin plot ankth të fesë. Kërkon, mbasi e ndjen në thellësi të shpirtit se ateizmi është shkaku i të gjitha dëshpërimeve.

Dëshira për të thënë “Falemrinë”

Në vitet ‘900 Papini i shkruante mikut të tij, Domenico Giuliotti, se pati dëshirë të thotë falemimrinë. E tjetri iu përgjigj: “Iu lute Zojës? Pas pak do të thuash ‘Besojmën’”. E ashtu edhe ndodhi. Më 1921 doli vepra e tij “Historia e Krishtit”, një libër i mrekullueshëm. Ndërsa e shkruante, ndjente një shtytje të fortë, shumë më të fuqishme se ai vetë. Këtë e lexojmë në parathënie. Ishte kërkesë për ndjesë! Pendesë për fajet e mëparshme të autorit. E, duke parafrazuar fjalët e vetë shkrimtarit, Comastri  kujton  se askush nuk mund t’i kundërvihet mëshirës së Zotit.  E citon edhe një lutje, shkruar nga Papini, në të cilën ai, duke iu drejtuar Zotit, pohon: “Dëshiroj të bëhem si fija e barit në arën tënde, që e shkel gjithkush!”.

14 maj 2021, 16:52