Kërko

Vatican News

Shenjtorët e javës 11 - 18 prill

E diel 11 prill, Kisha kremton të Dielën e II tё Pashkëve dhe festën e Mëshirës Hyjnore. Ungjilli na sjell përsëri të vërtetën e Ngjalljes së Jezu Krishtit. Në këtë ngjarje të Ngjalljes realizohen shpresat e njerëzimit. E e Diela II e Pashkëve ёshtё dita që liturgjikisht përqendrohet edhe tek temat e Mëshirës Hyjnore, sepse lidhet me dukjen e Jezusit tё Ngjallur apostujve në Çenakull. Është, pra, e Diela në të cilën liturgjia kishtare flet shumë për përdëllimin e Zotit, të manifestuar nga Jezu Krishti.

R.SH. - Vatikan

E diel 11 prill, Kisha katolike kremton  Dielën e II tё Pashkëve dhe festën e Mëshirës Hyjnore. Po mё 11 prill, kalendari kishtar përkujton Shenjtorët Stanislavi, ipeshkëv e martir i Krakovisë, Gualtieri e Antimi, martirë.

Liturgjia e Dielёs sё II  tё Pashkёve na sjell përsëri të vërtetën e Ngjalljes së Jezu Krishtit. Kështu vazhdojmë t’i kremtojmë Pashkët e Ngjalljes sё Krishtit Zot! Në këtë ngjarje të Ngjalljes realizohen shpresat e njerëzimit. E e Diela II e Pashkëve ёshtё dita që liturgjikisht përqendrohet edhe tek temat e Mëshirës Hyjnore, sepse lidhet me dukjen e Jezusit tё Ngjallur apostujve në Çenakull, me zemër të hapur, si dhe me themelimin e Sakramentit të Rrëfimit a të Pajtimit me Zotin. Është, pra, e Diela në të cilën liturgjia kishtare flet shumë për përdëllimin e Zotit, të manifestuar nga Jezu Krishti.

Të hënën më 12 prill  përkujtohen shenjtorët Juli I, papë, Zeno, ipeshkëv i Veronës, Jozef Moskati, mjek nga Napoli. Liturgjia e ditës na kujton se shpresa e krishterë i kapërcen kufijtë e vdekjes.

Të martën më 13 prill përkujtohet shën Martini I, papë e martir, shën Ermenegjilda e shën Ida. Liturgjia e ditës na fton të përpiqemi për t’u bërë një gjë e vetme me Jezusin e me Atin Qiellor. Kështu jeta tokësore shndërrohet e njeriu kryen vepra dashurie, që burojnë nga Zoti.

Të mërkurënmë 14 prill,  kalendari kishtar përkujton shën Tiburcin, Valerianin e Maksimin, martirë. Liturgjia e ditёs na mëson se ta duash Zotin do të thotë të bësh vullnetin e tij në çdo çast të jetës.

Të enjten më 15 prill, do të përkujtohet shën Abondi, shën Damiani De Vuester, shën Maroni. Liturgjia e ditёs na kujton se kulmi i dashurisë ndaj Zotit është t’ua dhurosh të tjerëve gjithë vetveten me dashuri e shёrbim.

Të premten, , më 16 prill, do të përkujtohen shën Benedikti Jozef Labre, shën Maria Berndardeta Soubiroues, virgjër. Në liturgjinë e ditës Jezusi na përsërit se dëshiron të mbretërojë në zemrat tona, duke na larguar nga shpirti çdo trazim.

Të shtunën mё 17 prill,  kalendari kishtar përkujton shën Simeonin, ipeshkëv e martir, shën Robertin, abat. Liturgjia e ditës na fton të shkojmë me gëzim në shtëpinë e Zotit e të kujtojmë se i krishteri është i thirrur të sjellë fryte vëllazërimi, dashurie e shenjtërie, gjithnjë i mbështetur në hirin e Hyjit.

Tё dielën që vjen më 18 prill, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën e 3-tё kohës liturgjike tё Pashkëve, po mё 18 prill kalendari kishtar përkujton shën Galdinin, kryeipeshkёv i Milanos e kardinal, shën Eleuterin, ipeshkëv i Ilirikut dhe Ancien, nënën e tij.

11 prill 2021, 09:47