Kërko

Vatican News
Gjykatësi Mohamed Abdelsalam, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin  Njerëzor Gjykatësi Mohamed Abdelsalam, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor  (AFP or licensors)

Abdelsalam: Papa në Irak, një vizitë domethënëse për të gjithë rajonin arab

Në prag të nisjes së Papёs Françesku për Bagdad, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor nënvizon rëndësinë e udhëtimit apostolik: do të jetë bartësi i vlerave, solidaritetit dhe bashkëjetesës, një shenjë konkrete që realizon enciklikёn” Fratelli tutti”-"Vëllezër të gjithë".

R.SH. - Vatikan

"Vizita historike e Shenjtërisë së Tij Papёs Françesku në Irakun që vuan prej vitesh nga luftërat, përçarjet dhe terrorizmi, së bashku me vendosmërinë e tij për të mbështetur popullin irakian pavarësisht nga pandemia, përbën një shenjë tё qartë tё qasjes humanitare që Papa ka miratuar dhe së cilёs ia kushtoi tërë jetën ”. Kёshtu pohon në një deklaratë, të botuar sot, gjykatësi Mohamed Abdelsalam, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin  Njerëzor, në prag të udhëtimit apostolik të Papёs Françeskut në Irak. Një vizitë që, thuhet në tekst, "përfaqëson një mishërim konkret e të vërtetë të parimeve që përmbahen në Dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor dhe në  Enciklikёn ‘Fratelli tutti ‘ ‘Të gjithë Vëllezër".

Një vizitë e rëndësishme për të gjithë rajonin

Në deklaratën e tij, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin  Njerëzor thekson se "i gjithë programi i vizitës së Papës dhe lista e vendeve dhe qyteteve në tё cilat do të shkojë pasqyrojnë dëshirën e tij për të komunikuar me mbarë popullin irakian. Kjo është padyshim një vizitë e rëndësishme për i gjithë rajoni arab. Ky shtegtim përmban mesazhe të ndryshme solidariteti me viktimat e dhunës dhe tё terrorizmit, së bashku me promovimin e vlerave të vëllazërimit dhe të qytetarisë, në Irak e përtej Irakut ". Deklarata e gjykatësit Abdelsalam përfundon me një pohim besimi dhe vlerësimi ndaj Papës: "E gjithë kjo nuk është e pazakontë - shkruan ai - për një figurë kaq të madhe të paqes dhe një udhëheqës që dëshiron ta drejtojë botën në rrugën e paqes dhe të bashkëjetesës".

04 mars 2021, 17:07