Më 13 mars kalendari kujton Shën Patricien, martire
Martirologu siriak i shekullit IV e, pas tij edhe ai Jeronimian, shënojnë se më 13 të adarit, që do të thotë të marsit, në Nikomedo përkujtohen Maqedoni meshtar; Patricia, e shoqja dhe Modesta, e bija”. Data e përkujtimit, 13 marsi, shënohet në Martirilogun Romak.
R.SH. - Vatikan
Më 13 mars, kalendari Kishës katolike përkujton Shën Patricien e Nikomedisë, martire. Martirologu siriak i shekullit IV e, pas tij edhe ai Jeronimian, shënojnë se më 13 të adarit, që do të thotë të marsit, në Nikomedo përkujtohen Maqedoni meshtar; Patricia, e shoqja dhe Modesta, e bija”, martirë që Sinasarët (librat liturgjikë) bizantinë nuk i kujtojnë fare.
Në mungesë të historisë së martirizimit të këtij grupi martirësh nga Bitinia, nuk jemi në gjendje të përcaktojmë me saktësi as datën e lindjes e as atë të vdekjes së tyre. Mbetet e saktë vetëm data e përkujtimit, 13 marsi, që shënohet edhe në Martirilogun Romak.
13 mars 2021, 14:34