Kërko

Vatican News
Kosovo artist attempts 3rd World Guinness Record Kosovo artist attempts 3rd World Guinness Record  (ANSA)

Kosova në prag të zgjedhjeve tё 14 shkurtit

Sot në Kosovë përfundon fushata elektorale, e pas shpalosjes së programeve qeverisëse dhe njohës së kandidatëve për deputetë propozuar nga subjektet politike, tani u takon qytetarëve ta thonë fjalët e tyre me vota. Zgjedhjet e 14 shkurtit nё Kosovё bëhen në një kohё të veçantë të karakterizuar nga pandemia Covid-19 dhe nga sfidat që ka vendi.

R. SH. - Vatikan

Të dielën e ardhshme më 14 shkurt në Kosovë mbahet zgjedhjet  parlamentare të parakohshme. Zgjedhjet nё Kosovё bëhen, pra, në një kohё të veçantë shoqërore, me shumë sfida por edhe me shpresë për një jetë më të mirë për qytetarët, për një stabilitet shoqëror dhe përforcim të sistemit demokratik, për çka vendi ka nevojë për të shikuar dhe ecur drejt një të ardhme më premtuese.

Sot në Kosovë përfundon fushata elektorale, e pas  shpalosjes së programeve qeverisëse dhe njohës së kandidatëve për deputetë të propozuar nga subjektet politike, tani u takon qytetarëve ta thonë fjalët e tyre përmes votave. Po më hollësisht mbi këto zgjedhje parlamentare nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibraj..

Mbi zgjedhjet parlamentare ne Kosove nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibraj

Kosova mban zgjedhje te parakohshme parlamentare me 14 shkurt

Kosova është ne prag te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare dhe sot është dita e dhjetë dhe e fundit e fushatës elektorale, ku të dielën më 14 shkurt qytetaret e vendit do tu drejtohen kutive te votimit.  

Subjektet politike brenda dhjetë ditësh kanë shpalosur programet e tyre qeverisëse dhe kane përzgjedh kandidatet pre deputetë. Sonte në mesnate përmbyllet fushata dhe dita e shtune është heshtje zgjedhore.

Fushata zgjedhore ka kaluar e qete dhe nuk eshte shenuar ndonje incident per t’u permendur, megjithate masat antiCovid 19 nuk jane respektuar pothuajse ne asnje tubim politik, per cka si pasoje subjktet politike jane denuar me gjoba sipas mosrespektimit te masave te rekomanduara nga institucionet perkatese.

Ne keto zgjedhje te parakohshme parlamentare marrin pjese 28 subjekte politike, perfshire te gjitha minoritetet ne vend. Garojne, 21 parti politike, dy koalicione dhe pese iniciativa qytetare. Qe te gjitha partite garojne per 120 vende ne parlament.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka deklaruar se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve eshte nje nga proceset me te medha dhe gjitheperfshirese per nje vend. ‘’KQZ -ja tashme eshte e konsoliduar dhe mbetet e perkushtuar per organizimin e zgjedhjeve  sipas Kushtetutes, ligjeve ne fuqi dhe me standardet me te mira nderkombetare’’ka thene Daka.

Ajo ka potencuar se te dielen me 14 shkurt ne diten e organizimit te zgjedhjeve do te perfshihen  mekanizmat kryesor shteterore, siq jane KQZ-ja, Policia e Kosoves, Prokuroria e shtetit dhe Keshilli Gjyqesor. Tashme Kosova eshte pavaresuar dhe organizon zgjedhje  pa ndihmen e huaj, pra pa ndihmen e keshillimeve te OSBE-se sikurse me pare, cka do te thote se Kosova dite per dite po ndertohert shtet i mirefillte, ndonese me hapa shume te ngadalshem.

Per shkak te pandemise Covid19, per here te pare Bashkimi Evropian nuk do te dergoj ekipin e tij per vezhgimin e zgjedhjeve, mirepo stafi i amabsadave te huaja ne Kosove dhe vet ambasadoret thuhet se do te jene vezhguesit e procesit te zgjedhjeve, bashke me mijera vezhgues te organizatave joqeveritare ne Kosove.

Ambasadoret e shteteve te QUINT, ku bejne pjese Shetet e Bashkuara te Amerikes, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia kane thene se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te kujdeset qe procesi zgjedhor te jete transparent dhe i pandikuar nga nderhyrjet politike. Ata bejne thirrje qe me 14 shkurt te gjithe te angazhohen  per zgjedhje te lira, te drejta, te sigurta dhe paqesore.

Ne keto zgjedhje parlamentare sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, si asnjehere me pare, eshte rritur interesimi i mërgimtarëve tane per te votuar, ndersa ne listat e brendshme figurojne, 1 milion e 794 mij e 862 qytetare me te drejte vote ne Kosove. 

Rabie Ibraj

12 shkurt 2021, 12:30