SHBA: Joe Biden merr hirin në Kishёn e Trinisë Shenjte tё Georgetown University
R.SH. - Vatikan
Presidenti i SHBA-sё Joe Biden, dje, tё Mёrkurёn e Pёrhime, nё fillim tё kohёs sё Kreshmёve, mori hirin në Kapelën e Trinisë së Shenjtë të Universitetit Georgetown. Sipas njё njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Biden mori hirin nga At Brian O. McDermott dhe u prit nga At Ronald Anton. Gjatё kremtimit tё ritit tё sё Mёrkurёs sё Pёrhime nuk u lejua asnjë filmim e kёshtu kremtimi mbeti rreptësishtë privat.
Pjesëmarrja në kremtimin e së Mërkurës së Pёrhime nuk u përmend në programin publik të presidentit, lëvizja e kremtimi zgjatën më pak se një orë. Biden është presidenti i dytë katolik në historinë e SHBA, pas John F. Kennedy, dhe që prej inaugurimit të tij në Shtëpinë e Bardhë ka vazhduar të ruajë traditën e pjesëmarrjes nё Meshën e së Dielës në Kishën e Universitetit Katolik.