Kërko

IRAQ-RELIGION-CHRISTIANITY-PALM-SUNDAY  IRAQ-RELIGION-CHRISTIANITY-PALM-SUNDAY  

Imzot Basel Yaldo: "Vizita parë e një Pape në Irak: ngjarje historike"

Vazhdojnë përgatitjen për udhëtimin e Papës në Irak. Ipeshkvi ndihmës i Bagdadit dhe koordinatori i përgjithshëm i vizitës papnore për Kishën Irakiane: «Ati i Shenjtë vjen për t'i sjellë shpresë një populli të vuajtur. Me të qëllimi i paqes është i mundur".

R.SH. - Vatikan

"Ne e presim Papën në Irak me gjithë zemër ". Imzot Basel Yaldo, ipeshkëv ndihmës i Bagdadit dhe koordinator i përgjithshëm i udhëtimit papnor për Kishën irakiane, e ka zërin e thyer nga emocionet kur kujton se vizita e Papës, e planifikuar nga data 5 deri më 8 mars të ardhshëm, do të jetë hera e parë e një pasardhësi të Shёn Pjetrit në Irak. "Për dekada - thotë Imzot Yaldo - kemi pritur një Papë. Për ne vizita e Atit tё Shenjtё do të jetë me të vërtetë një ngjarje historike".

Shpresë për të gjithë popullin

Motoja e zgjedhur për udhëtim papnor nё Irak përmbledh, në një fjali të vetme, aspiratat dhe ëndrrat e një populli të shtypur nga luftërat e të bёr copë-copë nga sulmet terroriste: "Jini të gjithë vëllezër". "Në logon e vizitёs papnore nё Irak, përveç kësaj fraze, ёshtё një pëllumb i bardhë, simbol i paqes. Ne duam ta arrijmë këtë paqe dhe jemi të sigurt se vizita e Papёs do të sjellë shpresë për të gjithë irakianët, jo vetëm për të krishterët", thotë imzot Basel Yaldo.

Takim e lutje ndërfetare për viktimat e dhunës

Etapat e vizitёs papnore nё Irak do të prekin kryeqytetin, Bagdadin, por edhe Najaf, Ur, Erbil, Mosul dhe Qaraqosh. Imzot Basel Yaldo shpjegon se “në Ur të kaldeasve, nga ku Abrahami u nis për misionin e tij, do të ketë një takim të të gjitha feve të pranishme në Irak, i cili do të pasohet nga një moment i përbashkët lutjeje. Në Mosul, qyteti nga i cili kanë origjinën shumica e të krishterëve të kombit irakian, Papa do të lutet për viktimat e dhunës gjatë okupimit të Is: nga kjo tokë, brenda një nate, më shumë se 120,000 të krishterë u larguan, duke braktisur shtëpitё e tyre për të mos u vrarë nga Is”.

Në fshatin që ndihmon të krishterët

Në Quaraqosh, pastaj,  Papa Françesku do të sjellë solidaritetin e Kishës tё gjithё atyre që përkulen mbi vuajtjet e të tjerëve: "Pikёrisht nga fshati i vogël i krishterë i Rrafshit të Ninivёs, në fakt, vjen ndihma për të krishterët e zhvendosur , që të mund të kthehen në tokat e tyre”, shpjegon  imzot Basel Yaldo, duke shtuar gjithashtu se skena e Erbilit, ku edhe do të kremtohet Mesha e Shenjtë, do të jetë një dëshmi konkrete se Ati i Shenjtë Bergoglio “vjen për të gjithë popullin e Irakut, pa çdo dallim”.

16 shkurt 2021, 09:18