Kërko

Vatican News
Pope Francis visits the World Council of Churches Pope Francis visits the World Council of Churches  (ANSA)

Dita e vëllazërimit njerëzor: Këshilli Botëror i Kishave merr pjesё në ngjarje me Papёn dhe al-Tayyeb

Në kremtimet e Ditës Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor nesёr do të jetë i pranishëm edhe Këshilli Botëror të Kishave. Sekretari i përgjithshëm i Këshilli Botëror të Kishave (WCC), Ioan Sauca, me një përshëndetje drejtuar Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor, anëtar i të cilit është edhe Këshilli Botëror i Kishave, gjatë nismës së organizuar pёr nesër nga Al Azhar, Vatikani dhe nga figura e institucione të tjera fetare e kulturore nga mbarë bota.

R.SH. - Vatikan

Në kremtimet e Ditës Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor, nesër më 4 shkurt, do të jetë i pranishëm online edhe Këshilli Botëror të Kishave. Sekretari i përgjithshëm i përkohshëm i Këshilli Botëror të Kishave (WCC), Ioan Sauca,  në fjalёn e tij drejtuar Komitetit të Lartë për Vëllazërimin  Njerëzor, anëtar i të cilit është edhe Këshilli Botëror i Kishave, me një video mesazh, do t'i drejtohet veçanërisht Papёs Françeskut dhe Imamit të Madh al-Tayyeb, gjatë nismës së organizuar pёr nesër nga Al Azhar, Vatikani dhe figura e institucione të tjera fetare dhe kulturore nga mbarë bota.

Në video mesazh, i nderuari Ioan Sauca nënvizon rëndësinë e rezolutës së OKB që vendosi ditёn e 4 shkurtit si Ditë Ndërkombëtare për Vëllazërimin Njerëzor, kujton vlerën e kёtij takimi online për të përkujtuar nënshkrimin e Dokumentit të Abu Dabit dhe nevojën për të promovuar sot parimin e unitetit ndёrmjet njerëzve në të gjithë larminë e tyre.

Këshilli Botëror i Kishave i fton të gjitha Kishat anëtare të bashkohen në lutje dhe t’u bëjnë thirrje të krishterëve kudo në botë për të promovuar "dialogun ndërfetar e ndërkulturor",  si dhe për të nxitur vlerat e "tolerancës, respektit të ndërsjellë dhe larmisë së feve e tё besimeve".

Gjithnjë nesër, Sekretari i përgjithshëm i përkohshëm i Këshilli Botëror të Kishave, i nderuari Ioan Sauca do të bashkohet me udhëheqësit e tjerë fetarë, personalitetet e OKB-sё dhe të të drejtave civile në një veprimtari online të organizuar nga Misioni i Përhershëm i Emirateve të Bashkuara Arabe pranë Kombeve tё Bashkuara në Gjenevë dhe do të flasë në një tryezë diskutimi mbi temën “Human Fraternity for Working Together to Achieve a Better Future“.

03 shkurt 2021, 15:45