Kërko

Vatican News

Baba Mondi: puna e dashuria për njëri-tjetrin na kthejnë kah Zoti

Bota përgatitet të kremtojë Ditën e Vëllazërimit Njerëzor. Në Shqipëri, kjo ditë do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje nga të gjitha bashkësitë fetare, gjithnjë të impenjuara që bashkëjetesa tradicionale fetare në vend të funksionojë gjithnjë e më mirë. Me ndihmën e bashkëpunëtorit tonë nga Tirana, Elidon Dodaj, paraqesim sot një intervistë me kreun e bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, i cili vë theksin në marrëdhëniet e mira ndërfetare shqiptare

R.SH. - Vatikan

Për herë të parë në histori, bota përgatitet të kremtojë Ditën e Vëllazërimit Njerëzor. Kjo ditë u caktua nga OKB-ja për të kujtuar nënshkrimin e Deklaratës për Vëllazërimin Njerëzor, për Paqen dhe Bashkëjetesën në botë, nga ana e Papës Françesku dhe e Imamit të Madh të Al-Azharit, Ahmad al-Tayeb, më 4 shkurt 2019, në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Dy vite më parë, këmba e një Pape shkelte për herë të parë në tokën arabe.

 Në Shqipëri, kjo ditë do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje nga të gjitha bashkësitë fetare, gjithnjë të impenjuara që bashkëjetesa tradicionale fetare në vend të funksionojë gjithnjë e më mirë. Me ndihmën e bashkëpunëtorit tonë nga Tirana, Elidon Dodaj, paraqesim sot një intervistë me kreun e bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, i cili vë theksin në marrëdhëniet e mira ndërfetare shqiptare, të përmendura edhe me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të parë të Bektashinjve, që sapo u kremtua me temën “Pa atdhe nuk ka fe”. Ta dëgjojmë…

Dëgjo Baba Mondin...

Historia e bektashinjve në Shqipëri i ka rrënjët në periudhën otomane, por edhe në luftën për mëvetësinë e popullit shqiptar. Baba Mondi, siç e quajnë të gjithë, kujton me respekt të parët e kësaj bashkësie e veprat e tyre…

Dëgjo Baba Mondin...

A ka vërtet liri fetare 30 vite pas rënies së komunizmit? Baba Mondi thekson se liria e vërtetë do të arrihet kur njerëzit do të kthehen kah Zoti. Ai i fton të gjithë të punojnë për përparimin e tyre e të shoqërisë, duke kërkuar mbështetje, që njerëzit të mos ikin nga atdheu, pikërisht sepse “pa atdhe nuk ka fe”.

Dëgjo Baba Mondin...

Bektashinjtë kanë marrëdhënie shumë të mira me Selinë e Shenjtë e me Papën Françesku. Baba Mondi kujton vizitat e dy Papëve në Shqipëri, Gjon Palit II dhe Françeskut e, duke u nisur nga bashkëjetesa ndërmjet feve në vend, komenton nënshkrimin e Deklaratës për Vëllazërimin Njerëzor, para dy vitesh, në Abu Dabi.

Dëgjo Baba Mondin...

A ka diçka, që duhet të mësojnë bashkësitë fetare në Shqipëri nga bashkëpunimi ndërmjet Atit të Shenjtë dhe Imamit të madh të Al Azharit? Ja ç’mendon Baba Mondi…

Dëgjo Baba Mondin...

Bektashinjtë kanë pasur gjithnjë marrëdhënie të mira me Kishën Katolike në Shqipëri. Baba Mondi i quan “të jashtëzakonshme”, “të shkëlqyera” e shkon edhe më tej…

Dëgjo Baba Mondin...

Që nga viti 2007, krerët e bashkësive fetare (katolikë, ortodoksë, myslimanë sunitë e bektashinj) themeluan Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë. Shpesh, ky Këshill e ka ngritur zërin për t’i ardhur në ndihmë popullit shqiptar, edhe me ndihma të drejtpërdrejta, si në rastin e tërmetit e tani për pandeminë, duke iu drejtuar me letra edhe ambasadave e qeverive të botës. Rëndësia e tij është e madhe për Baba Mondin, që i sheh fillimet e bashkëpunimit në marrëdhëniet ndërmjet krerëve të parë të bashkësive fetare, pas komunizmit.

Dëgjo Baba Mondin...

E së fundi, një urim për shqiptarët kudo ndodhen që të përveshin mëngët, të punojnë e ta duan njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu bëjnë vullnetin e Zotit…

Dëgjo Baba Mondin...
03 shkurt 2021, 08:38