Kërko

 Terra Santa - Muro del pianto a Gerusalemme, 2018.10.31  Terra Santa - Muro del pianto a Gerusalemme, 2018.10.31  

Takimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte, solidariteti nuk ndalet

Takimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte, përmes internetit, nga 16 deri në 21 janar, pёr tё ripohuar solidaritetin e Kishёs Universale ndaj të krishterëve tё Tokës Shenjte.

R.SH. - Vatikan

Për shkak të pandemisë, takimi vjetor i Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën Shenjte (Holy Land coorination, Hlc) nё tё cilin bёjnё pjesё episkopatet e Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs, tё Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe Afrikës sё Jugut, do të zhvillohet përmes internetit, nga 16 deri në 21 janar.

Synimi i takimit, nё tё cilin do të marr pjesë edhe nga Patriarku i ri i Jeruzalemit të Latinëve, kryeipeshkvi Pierbattista Pizzaballa, dhe Nunci apostolik në Izrael e Qipro dhe Delegati apostolik në Jeruzalem e Palestinë, kryeipeshkvi Leopoldo Girelli, është mbështetja e drejtësisë dhe e paqes në rajon dhe përkrahja e Kishës vendore, pra, ripohimi i solidaritetit tё Kishёs Universale ndaj të krishterëve tё Tokës së Shenjtë dhe në të njëjtën kohë tërheqja e vëmendjen ndërkombëtare ndaj situatës sё Kishave në rajon, veçanërisht në këtë kohë pandemie.

Për shumë të krishterë qё punojnë në fushën e turizmit dhe tё shtegtimeve, në fakt, përhapja e covid-19 ka shkaktuar dëme tё mëdha edhe nё fushën ekonomike, duke kushtëzuar, kёshtu, jetesën e shumë familjeve. "Situata tashmë e vështirë politike e shoqërore – shkruhet nё një njoftim për shtyp tё Konferencës episkopale gjermane (DBK) - është bërë edhe më e rёndё për grupet e vogla të tё krishterëve" në këto vende. Ngjarja, nënvizon njoftimi për shtyp, përfaqëson një mundësi për të "shkëmbyer njoftimet e pёr tё diskutuar perspektivat" veçanërisht në lidhje me shkollat ​​e krishtera në Tokën e Shenjtë, duke analizuar çështjen si me drejtuesit e instituteve ashtu edhe me studentët, me një fokus tё veçantё mbi kontekstin arsimor në Gaza.

"Takimi ndërkombëtar i ipeshkvijve - përfundon njoftimi i nga Konferencës episkopale gjermane - synon të përforcojë të krishterët dhe Kishat në Tokën e Shenjtë në angazhimin e tyre për drejtësi, paqe e mirëkuptim midis popujve dhe bashkësive fetare". Pa kërkuar privilegje për besimtarët, por dinjitet e respekt për të drejtat e tyre.

Kujtojmë se Koordinim i ipeshkvijve për Tokën Shenjte, qё përbëhet nga prelatët e gjithë Evropës, të Amerikës së Veriut e të Afrikës së Jugut, është themeluar në vitet 1990 me ftesën e Selisë së Shenjtë, për të vizituar dhe mbështetur bashkësitë e krishtera lokale në rajon.

Koordinimi i ipeshkvijve për Tokën Shenjte bazohet në tri shtylla: lutja, shtegtimi e bindja. Çdo vit lutja dhe kremtimi i Eukaristisë, shpesh në rite të ndryshme, është sfondi në të cilin zhvillohen veprimtaritë me bashkësitë kishtare vendore.

12 janar 2021, 09:59