Kërko

Vatican News
Armi nucleari, missili Armi nucleari, missili  (©Kadmy - stock.adobe.com)

Lëvizja “Fetë për paqen” kërkon që Norvegjia t’i thotë jo armëve bërthamore

Lëvizja fetare “Fetë për paqen” e Norvegjisë i bën thirrje Parlamentit të bashkohet me Traktatin e OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore, që hyn në fuqi të premten, më 22 janar.

R.SH. - Vatikan

“Jemi thellësisht të shqetësuar për faktin se Norvegjia nuk  është bashkuar me traktatin” - shkruajnë liderët e “Religions for Peace Norvegia”, duke uruar që Parlamenti dhe qeveria të respektojnë ndalimin e përdorimit të armëve bërthamore si dhe vendimet e drejtësisë ndërkombëtare. Lëvizja fetare  kujton se traktati – i adoptuar më 7 korrik  të viti 2017, me votat  në favor të 122 vendeve - u nënshkrua më 7 korrik të vitit 2017 nga 86 shtete e u ratifikua nga 51.

Udhë e gjatë një shekull

“Kërcënimi i mundësisë së shfarosjes në masë nga armët bërthamore ishte një nga arsyet kryesore, për të cilën më se 400 krerë fetarë u mblodhën në Kyoto të Japonisë, në vitin 1970, për Konferencën e parë  botërore mbi fetë e paqen”- lexohet në thirrjen, e cila kujton pasojat tragjike, që mund të  rëndojnë mbi mbarë njerëzimin nga përdorimi i armëve bërthamore. “Do të vrasin verbërisht, do të flijojnë jetë të panumërta, të pafajshme, do të sjellin vuajtje e sëmundje të papërshkrueshme e do ta rrënojnë natyrën dhe klimën, me pasoja për shumë brezni” - shpjegojnë liderët e lëvizjes “Fetë për paqen Norvegjia”, thellësisht të bindur se ekzistenca dhe përdorimi i armëve bërthamore është në kundërshtim të plotë me vlerat e parimet etike të feve.

Nuk duhet vijuar investimi i pasurive, për armët

“Në emër të dashurisë për njeriun, nuk mund ta pranojmë përdorimin e armëve bërthamore. Derisa të ekzistojnë këto lloj armësh - shtojnë - mbetet gjithnjë i pranishëm edhe rreziku i përdorimit të tyre. Prandaj na duket krejtësisht e papranueshme që Norvegjia “të vijojë ta pranojë përdorimin e armëve bërthamore në kundërshtim të plotë me dinjitetin njerëzor”.

“Fetë për paqen Norvegjia” theksojnë se nuk ka kurrfarë kundërvëniejeje ndërkombëtare a morale ndërmjet antarësisë së Norvegjisë në Nato e ratifikimit të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore. Si kujtojnë, së fundi, se shpenzimet vjetore për armët bërthamore në nivel botëror arrijnë në një shumë prej të paktën 100 miliard dollarësh amerikanë, liderët fetarë përfundojnë duke kujtuar: “Pasuritë tona duhen përdorur për zhvillimin njerëzor dhe mbrojtjen e krijimit, e jo për investime në prodhimin e armëve, që mund ta qesin fare mbarë njerëzimin!”.

21 janar 2021, 09:42