Kërko

2020.08.27 Copertina del documento dal PCID e WCC su Covid 19 2020.08.27 Copertina del documento dal PCID e WCC su Covid 19 

Wcc: kërkojmë ngushëllim e shpresë në lajmin e mirë të lindjes

Frikë e dëshpërim! Shpresë e gëzim! Ky, binomi në qendër të mesazhit të Krishlindjes të të Frikë e dëshpërim! Shpresë e gëzim! Ky, binomi në qendër të mesazhit të Krishlindjes të të nderuarit Ioan Sauca, sekretar i përgjithshëm ad interim i Këshillit Botëror të Kishave (Wcc), kushtuar çastit të vështirë historik, që po jeton mbarë njerëzimi për shkak të pandemisë së Covid-19, kushtuar çastit të vështirë historik, që po jeton mbarë njerëzimi për shkak të pandemisë së Covid-19

R.SH. - Vatikan

Ashtu si në kohët e lindjes së Jezusit, “arsyet për të pasur frikë e për të jetuar një jetë plot me dëshpërim, janë të shumta”, por na kujtojnë edhe se, “në orën më të errët të historisë, të krishterët e gjetën vazhdimisht ngushëllimin e shpresën tek Lajmi i Mirë i lindjes së Shëlbuesit Jezus në Betlehem” - këtë kujton me optimizëm mesazhi i të nderuarit Ioan Sauca, Sekretar i Përgjithshëm ad interim i Këshillit Botëror të Kishave (Wcc), duke e davaritur atmosferën e trazuar nga dyndja e reve të sëmundjes, që nuk i duket fundi.

“Sivjet kremtimi i Krishtlindjes ndër Kisha e familje do të jetë i jashtëzakonshëm, me distanca fizike e me masa të tjera kufizuese, për t’u mbrojtur nga coronavirusi. Do të qajmë shumë të vdekur e do të shprehim mirënjohjen ndaj atyre, që kujdesen për të sëmurët. Gjë që kërkon përkushtim e guxim. Që njerëzimi ta mundë vdekjen!”.

Lindja e Krishtit, ngadhënjim mbi dëshpërimin

“Kudo - vëren - pandemia e ka ligështuar indin shoqëror, duke sjellë me vet papunësinë në masë e deri urinë, duke nxjerrë edhe më në pah pabarazitë, duke mbjellë mosmarrëveshje e kaos e duke minuar stabilitetin e qeverive. E gjithë kjo, ndërsa dhuna e lufta vijojnë t’i shkatërrojnë mjetet e jetesës të popullsive të tëra, të ndikojnë mbi një numër refugjatësh e migrantësh gjithnjë në rritje, të shkaktojnë vdekjen e burrave, grave e fëmijëve”. Të duket sikur po vjen fundi botës!

“E pra, edhe në këto kushte, zëri i  engjëjve zbret nga qielli mbi këtë tokë, mbi këto rrethana. Zë i mbushur me gëzim e optimizëm, që lajmëron se Krishti po vjen përsëri! Si të krishterë - nënvizon në vijim mesazhi -  shikojmë në këtë ngjarje të pashoqe të Lindjes së Krishtit Fëmijë, në një fshat të humbur të periferisë së Perandorisë Romake, fillimet e brishta të ringjalljes sonë. Si besimtarë, dëgjojmë përsëri fjalën aq të shkurtër, por edhe po aq të pritur “po”!  Zoti i thotë “po” jetës! Agimit të një jete të re, që ngadhënjen mbi vdekjen e mbi dëshpërimin. Mishërimi është ajo “po” vendimtare, që Zoti ia thotë njerëzimit e Gjithësisë”- nënvizon i nderuari Sauca.

Rigjejmë shpresën, guximin e dashurinë

Prej këndej, ftesa  drejtuar të krishterëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë të botës, që frika t’i lëshojë vendin gëzimit e që, edhe në këtë vit trishtimi e vetmie, vuajtja t’i lëshojë vendin shpresës, guximit e dashurisë në shërbim  të drejtësisë e të paqes. Në një botë të përhumbur në atmosferën e dhimbjes e të vdekjes, festa e Krishlindjes na premton ngushëllim, na kujton se shpresa nuk ka humbur, na siguron, me fe të thellë, ngadhënjimin  e jetës e të dashurisë në lindjen e Krishtit”- përfundon mesazhi. 

04 dhjetor 2020, 09:55