Kërko

2018.10.23 Ate Gjergj Fishta Padre Gjergj Fishta poeta albanese 2018.10.23 Ate Gjergj Fishta Padre Gjergj Fishta poeta albanese 

Atë Vitor Demaj: Atë Fishta ofm ndërgjegjja e popullit shqiptar

Atë Vitor Demaj: Atë Gjergj Fishta, figurë poliedrike, e konsideronte veten si filozof shoqëror, u mundua ta ndihmonte popullin dhe vendin të lirohej prej veseve e kalonte tek virtytet. Ai ishte në shërbim të popullit e të vendit të vet. E njihte thellësisht shpirtin dhe jetën e popullit e të vendit të vet, nga zonat më thella e deri te institucionet ma të larta.

R.SH. - Vatikan

Po kujtojmë sot poetin e madh e të pavdekshëm kombëtar, Atë Gjegj Fishtën, në përvjetorin e kalimit në Amshim (Fishtë, 23 tetor 1871 – Shkodër, 30 dhjetor 1940). E po e kujtojmë figurën e tij të jashtëzakonshme me françeskanin Atë Vitor Demaj, sipas të cilit Atë Gjergj Fishta është figurë poliedrike, e konsideronte veten si filozof shoqëror, u mundua ta ndihmonte popullin dhe vendin të lirohej prej veseve e kalonte tek virtytet. Fishta - pohon Atë Vitor Demah ishte në shërbim të popullit e të vendit të vet. E njihte thellësisht shpirtin dhe jetën e popullit e të vendit të vet, nga zonat më thella e deri te institucionet ma të larta.

Atë Gjergj Fishta kujdesej për gjithçka, madje edhe për gjërat ma të vogla, për t’i treguar e propozuar, pastaj, vlerat më të larta, për të mirën e popullit dhe të vendit, të cilin e deshi pamasë. Kështu pohon mes tjerash françeskani ri shqiptar, atë Vitor Demaj, françeskan,  në mikrofonin e Radio Vatikan, duke kujtuar përvjetorin e kalimit në amshim të atë Gjergj Fishtës, françeskan meshtar, poet e filozof shqiptar. Ta dëgjojmë...

Atë Vitor Demaj në mikrofonin e Radio Vatikan, duke kujtuar përvjetorin e kalimit në amshim të atë Gjergj Fishtës
30 dhjetor 2020, 12:25