Kërko

 Prof. Anton Çetta Prof. Anton Çetta  

Pёrfundoi nё Kosovё muaji nëntor 2020 kushtuar prof. Anton Çettës

Gjatё nëntorit 2020 u organizuan nisma tё ndryshme, megjithëse tё kufizuara pёr shkak tё Covid-19, për t'u njohur nga afër me jetën dhe veprimtarinë kulturore e humane tё Prof. Anton Çettës. Nё kёtё aspekt, ditëve tё fundit, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, nё Prishtinё u promovua botimi i kompletit të veprave të prof. Çettës.

R.SH. - Vatikan

Përfundoi nё Kosovё muaji nëntor 2020 kushtuar prof. Anton Çettës, për t'u njohur nga afër me jetën dhe veprën e tij madhore, me rastin e 100-vjetorit tё lindjes dhe 25 vjetorit tё vdekjes. Gjatё këtij nëntorit 2020 u organizuan nisma tё ndryshme, megjithëse tё kufizuara pёr shkak tё Covid-19, pёr tё  nënvizuar veprimtarinë kulturore e humane tё Prof. Anton Çettës. Nё kёtё aspekt, ditëve tё fundit, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, nё Prishtinё, nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Kosovës, u promovua botimi i kompletit të veprave të  prof. Anton Çettës (13 vëllime).

Në promovimin e veprave tё prof. Anton Çettës ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, z. Avdullah Hoti, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, bijat e Anton Çettës, Donika dhe Agata,  dom Lush Gjergji si dhe shumë personalitete tjera të kulturës.

Studiues i kulturës popullore, por dhe i kulturës kombëtare në përgjithësi, prof. Anton Çetta ishte njëri ndër inte­lektualët, etnografët dhe folkloristët më të shquar të kohës tonë. Kontributin më të madh si intelektual ai e dha kur ishte profesor në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Pri­shtinës dhe punonjës shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Kontributi tjetër jetët i madh ishte në ripërtëritjen njerëzore, shpirtërore e vëllazërore, përmes pajtimit të gjaqeve, ndërmjet familjeve shqiptare.

Kryeministri Kosovës Avdullah Hoti, duke vlerësuar lartë kontributin e Çettës, tha se "ai së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova kanë bërë histori moderne. “Përgëzojmë punën që kanë bërë këta hulumtues për personalitetin me emrin e të cilin identifikohen epokat. E ka ndarë historinë para dhe pas ngjarjes me të cilën Çetta identifikohet, pra me pajtimin e gjaqeve. Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërrimin e kulturës. Ai dhe Rugova kanë bërë histori moderne”, tha kryeministri Hoti. Po mё hollësisht nga Prishtina tё ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Nga Prishtina tё ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt

Nentori, ishte muaji i prof Anton Cettes, u shpalos jeta dhe vepra e tij  

Qeveria e Kosoves, Nentorin, e kishte shpallur muajin e Anton Cettes, plakut te urte e te mencur,  profesorit te brezve, mbledhesin e thesarit te folkorit te trevave shqiptare dhe vperimtarit e prijetarit te pajtimeve te gjaqeve te viteve 90,ta, te kesaj plage shekullore, e qe ne ate kohe te okupimit serb, u arrit te pajtohen, mijera gjaqe e ngaterresa.

Gjate ketij muaji te Anton Cettes, ne kuader te 100 vjetorit te lindjes se tij, 30 vjetorit te Pajtimit te Gjaqeve dhe 25 vjetorit te kalimit ne amshim, nen perkujdesjen e Ministrise se Kultures, ishin parapare te zhvillohen shume veprimtari, por per shkak te rrethanave te jashtezakonshme te pandemise Kovid 19, kane arrite te realizohen disa prej tyre.

Ne Biblioteken Kombetare ‘Pjeter Bogdani’’ne Prishtine, eshte hapur ekspozite me fotografi e imazhe nga jeta dhe puna e palodhshme e prof. Anton Cettes, fal punes perkushtuese te Sali Cacajt. Ndersa promovimi i para pak ditesh i kompletit te veprave prej 13 vellimesh ishte kulmi permbylles i muajit, ne te cilen ngjarje moren pjese, kryemistri Avdullah Hoti, ministrja e Kultures, Vlora Dumoshi, familjare dhe personalitete tjera te kultures, artit e te tjere.

Kryeministri Avdullah Hoti, e cmoi larte prof Anton Çetten duke thene se ai ishte personalitet, emri i te cilit identifikon epokat. “Ne veçanti, ne ngjarjen e pajtimit te gjaqeve qe nderroi komplet historine shqiptare, prof Cetta ka dhene kontribut te jashtezakonshem ne nderrimin e epokave, nderrimin e kultures, jetes, e organizimit shoqeror te shqiptareve  ne fushen e tij gjate veprimtarise ne Institutin Albanologjik.  Ndersa, ne ditet e para me presidentin Rugova, ai ne fushen e politikes e ky ne fushen e pajtimit te gjaqeve, kane bere historine moderne te Kosoves”, tha kryeministri Hoti.

Ndersa e bija e Anton Çettës, Donika tha se, ky muaj i dhembjes dhe pikellimit per familjen e tyre erdhi me ndryshe duke thene se po perjetojne momente te gezura. Me kete rast ajo falenderoi qeverine e vendit per aktivitetet qe lartesojne figuren e babait te tyre, duke sjell ne vemendje veprimtarine e tij shkenore e humane.

Vlora Dumoshi, ministre e Kultures, iniciatore e gjithe aktiviteteve eshte shprehur: “Te gjithe pajtohemi se per te shenuar aktivitetet dhe rikujtuar figuren e profesor Anton Çettes nuk mjafton, por jemi angazhuar qe te sjellim ne vemendjen tone nje pjese te kontributit te tij te çmuar. Po promovojme nje pjese te konsiderueshme te veprave te profesor Anton Çettes e qe eshte bere e mundur fale angazhimit te Institutit Albanologjik, dhe mbeshtetur nga Ministria e Arsimit e Shkences. Botimi i veprave në vazhdimesi deshmon per angazhimin serioz te profesorit ne Katedren e Gjuhes dhe Letersise Shqipe dhe jashte saj”, tha ajo.

Ministrja po ashtu, beri te  ditur se deri me 24 dhjetor te ketij viti, do te jetë publik konkursi per t,u nominuar per çmimin “Anton Çetta”, i cili per here te pare do te ndahet me 3 janar 2020, ne pervjetorin e lindjes se tij. Gjithashtu u be e ditur se ne nje te ardhme te afert, prof Anton Cetta do te perjetesohet ne shtatore para Fakultetit Filologjik, perballe konkatedrales ’’Shen Nene Tereza’’ne Prishtine.

01 dhjetor 2020, 10:02