Kërko

 Takimi Baritores Rinore Tirane-Durres me 6 e 7 nentor 2020 ne Bize Takimi Baritores Rinore Tirane-Durres me 6 e 7 nentor 2020 ne Bize

“Të kesh jetën, e ta kesh në plotësi”. Takimi animatorёve Tiranë-Durrësit nё Bizё

"Të kesh jetën, e ta kesh në plotësi”. Kjo tema e takimit, qё u mbajt mё 6 e 7 nёntor në Bizë, me pjesëmarrjen e të rinjve nga famullitë e të ndryshme kishtare, organizuar nga Baritorja e Kryedioqezёs Tiranë-Durrës. Një eksperiencë vërtetë të veçantë formimi me momente lutjeje, reflektimi e bashkёndarjeje mbi ecjen si tё rinj dhe si krishterë, gjithnjë sipas temës “Të kesh jetën, e ta kesh në plotësi”.

R.SH. - Vatikan

 “Të kesh jetën, e ta kesh në plotësi”. Kёto fjalё tё Jezusit nga Ungjilli Gjonit (10,10) kanё qenё tema e takimit qё u mbajt mё 6 e 7 nёntor në Bizë, me pjesëmarrjen e të rinjve nga famullitë e ndryshme kishtare, organizuar nga Baritorja e Kryedioqezёs Tiranë-Durrës pёr formimi për animatorëve qё punojnë me tё rinjtë. Gjatё takimit animatorёt përjetuan një eksperiencë vërtetë të veçantë formimi me momente lutjeje, reflektimi e bashkёndarjeje mbi ecjen si tё rinj dhe si krishterë, gjithnjë sipas temës “Të kesh jetën, e ta kesh në plotësi”. Mё hollёsisht mbi kёtё takim tё ndjekim njoftimin e animatores Rediana Prendi:

Fundjavë formimi për animatorë mbi temaёn: “Të kesh jetën, e ta kesh në plotësi” nё Bizë 2020

Kjo ishte tema mbi të cilën u realizua takim formimi për animatorët, në Bizë , me pjesëmarrjen e të rinjve nga famulli të ndryshme e organizuar nga Baritorja Tiranë-Durrës. Një takim vërtetë interesant si nga mënyra e organizimit por edhe nga bashkëndarja me njëri tjetrin e eksperiencave të ndryshme.

Takimi kishte në përmbajtjen e tij momente të ndryshme duke filluar me trajnimin nga ana e relatorëve e bazuar në formimin tonë të mëtejshëm si animatorë, në  vazhdim tё punёs në grupe për të bashkёndarë dhe biseduar mbi temat e cekura, për të treguar eksperiencat e gjithsecilit prej nesh dhe çfarë mund të ndryshojmë, përmirësojmë apo shtojmë në Background-in tonë si të Krishterë Katolik dhe animatorë të famullive kishtare përkatëse. Në këtë takim gjithashtu patëm moment lutjeje dhe reflektimi mbi ecjen tonë. Në fakt ky takim kishte për qëllim më shumë sesa teknikat për animimin, një ecje personale të animatorëve.

Ky takim apo kjo eksperience na bëri të kuptojmë rëndësinë e formimit shpirtëror dhe psikologjik. Të rinj nga famulli të ndryshme, me aktivitete të ndryshme por me thelbin e njejtë, u mblodhëm sëbashku si një grup i vetëm duke e bërë njëri tjetrin pjese të eksperiencave personale pa pasur kompleksitet faktin që ne nuk njiheshim apo nuk vinim nga i njëjti qytet. Kjo e bëri këtë ecje tonën më të veçantë dhe na bëri të vetëdijshëm mbi thelbin e jetës e mbi të gjitha të jetës së Krishterë.

Puna në grupe u fokusua në përjetime personale, reflektimet dhe ndryshimet që gjithsecili nga ne është i gatshëm të bëjë pas këtij “ushqimi shpirtëror dhe psikologjik”. Momente shumë të veçanta dhe plotë kuptim ishin momentet e formimit, nën kujdesin e Atë Laureano , Atë Geoffrey dhe Benard Staka.

Gjithsecili nga ne arriti të përfitojë një eksperience vërtetë të veçantë formimi dhe patjetër jemi në pritje të takimeve dhe çasteve të tjera. Edhe njëherë faleminderit Ate Laureanos dhe Motër Malvines për organizimin e këtij takimi kaq te rëndësishëm dhe përfitojmë qe te ftojmë me shume te rinje qe te bëhen pjese e këtyre eksperiencave qe lënë shenje ne jetën e gjithsecilit prej nesh dhe njëherë faleminderit Atë Laureanos dhe Motër Malvinës për organizimin e këtij takimi kaq të rëndësishëm dhe përfitojmë që të ftojmë më shumë të rinjë, të bëhen pjesë e këtyre eksperiencave që lënë shenjë në jetën e gjithsecilit prej nesh.

Rediana Prendi

10 nëntor 2020, 10:53