Kërko

TOPSHOT-AZERBAIJAN-ARMENIA-KARABAKH-CONFLICT TOPSHOT-AZERBAIJAN-ARMENIA-KARABAKH-CONFLICT 

Komisioni i Kishave të Evropës thirrje pёr paqen nё Nagorno-Karabak

Thirrja e ipeshkvijve tё BE-sё për të intensifikuar përpjekjet për paqe dhe për mbrojtjen e popullsisë civile dhe tё vendeve të kultit nё Nagorno-Karabak.

R.SH. - Vatikan

Komisioni i Konferencave të Ipeshkvijve të Evropës (Comece) i bën  thirrje Bashkimit Evropian për t’u "angazhuar në mënyrë aktive për paqen në rajonin e Nagorno-Karabakut" e për t’u "ofruar ndihmë konkrete komuniteteve tё goditura nga shpërthimi i dhunës midis Armenisë e Azerbajxhanit”.  "Që nga fundi i shtatorit 2020 – lexohet nё një deklaratë -, Nagorno Karabak ka pësuar vazhdimisht valë të reja dhune, të cilat kanë çuar në humbjen e jetës njerëzore të shumë civilëve dhe nё shkatërrimin e shtëpive, tё infrastrukturës themelore dhe tё vendeve të kultit" .  

Komisioni i Konferencave të Ipeshkvijve të BE-së (Comece) shpreh "shqetësimin për situatën  e krijuar në Kaukazin jugor, aktualisht të shënuar nga armëpushime të brishta tё ndërprera nga ndeshjet e armatosura, të cilat shkaktojnë jo vetëm dëme serioze materiale, por edhe vuajtje shpirtërore".

Javët e fundit, Papa Françesku u ka bërë disa herё thirrje palëve në konflikt. "Duke iu bashkuar lutjeve të Papёs Françesku për paqe të qëndrueshme në rajon", ipeshkvijtë e BE-sё "përshëndesin ndihmat humanitare që Komisioni Evropian furnizon për t’i ndihmuar civilët e prekur nga konflikti dhe fton BE-nё të kontribuojë në mënyrë aktive në negociatat që drejtohet nga OSBE duke përfshirë të gjitha palët në konflikt dhe palët e interesuara tё rajonit".

Në veçanti, At Manuel Barrios Prieto, sekretari i përgjithshëm i Komisioni i Konferencave të Ipeshkvijve të Evropës (COMECE), i bën thirrje BE-së për të garantuar mbrojtjen e vendeve të kultit dhe sigurinë e të gjitha bashkësive lokale. Komisioni i Konferencave të Ipeshkvijve të Evropës (Comece) inkurajon gjithashtu BE të mendojë për një strategji që synon mbi të gjitha mbështetjen e njerëzve - veçanërisht të rinjve - në të gjitha nivelet e jetës politike, shoqërore dhe ekonomike në rajon.

06 nëntor 2020, 12:09