Kërko

Vatican News
Joe Biden Joe Biden  (AFP or licensors)

Joe Biden është president i SHBA-ve

Sipas mediave të ndryshme amerikane, Biden, pasi fitoi në Pennsylvania, është presidenti i ri i SHBA-ve. Ndërkaq Trump vijon të flasë për manipulime e të kujtojë se zgjedhjet nuk kanë përfunduar akoma.

R. SH. - Vatikan

Në SHBA-të, pa përfunduar akoma numërimi i skedave, por sipas parashikimeve të Cnn, Joe Biden është presidenti i ri. “Pas katër ditë  të gjata tensionesh, arritëm në një çast historik - njoftoi spikeri Wolf Blitzer në orën 11:24 sipas asaj të Washingtonit. Joe Biden është kandidati për president më i votuar në historinë amerikane!”. Nga New Yorku shpërtheu entuziazmi i demokratëve. Në Twitter Biden shkroi: “Amerikë, jam i nderuar që më zgjodhe për t’i prirë vendit tonë të madh!”.

Për presidentin në detyrë, Donald Trump, çështja do të përfundojë para Gjykatës së lartë: “Dhjetra mijëra vota ilegale - shkruan në një twitter  - u morën pas orës 20 të Election Day, duke i ndryshuar rezultatet në Pennsylvania e edhe në shtete të tjera”.

Ndërkaq, në qytetin Wilmington, në Delaware, ku jeton kreu i ri i Shtetit amerikan, pas njoftimit të mediave amerikane, shpërtheu menjëherë entuziazmi.

Biden, i 46-ti president amerikan

Biden është veteran në politikë: që nga vitti 2008 për dy mandate ishte krahu i djathtë i Obamës, pas një karriere të gjatë, nisur më 1972, me  zgjedhjet e Senatit për Delaware (gjashtë mandate), e kandidat për presidencë në vitin 1988. Lindi më 20 nëntor 1942, në Scranton, Pennsylvania, në një familje katolike me origjinë irlandeze. U martua më 1972 me Neila-n, që vdiq në një aksident automobilistik, së bashku me vajzën, Naomi Kristina. Biden u betua si senator në spital, ku ishin shtruar dy djemtë, Beau e Hunter, që mbijetuan. Në vitin 2015 Beau vdiq nga një tumor në tru. Nga martesa  e vitit 1977 me Jill Tracy Jacobs, lindi më 1981 e bija, Ashley.

08 nëntor 2020, 11:23