Kërko

Vatican News
Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH) Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH) 

Imzot George Frendo ështё mirë me shёndet, ka lënë spitalin

Zyra e Shtypit e Konferencës Ipeshkёvnore tё Kishës katolike tё Shqipërisë, sot mё 25 nёntor 2020, njofton se gjendja shëndetësore e SH. T. Imzot George Frendo paraqitet shumë e mirë dhe se ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari). Imzot George Frendo aktualisht ndodhet në Kuvendin e Etërve Kapuçinё në Bari, nё karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19.

R.SH. - Vatikan

Zyra e Shtypit e Konferencës Ipeshkёvnore tё Kishës katolike tё Shqipërisë, nё njё komunikatë shtypi, sot mё 25 nёntor 2020, njofton se gjendja shëndetësore e SH. T. Imzot George Frendo paraqitet shumë e mirë dhe se ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari). Imzot George Frendo aktualisht ndodhet në Kuvendin Françeskan tё Etërve Kapuçinё në Bari, nё karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19. Mё hollёsisht nga Tirana tё ndjekim njoftimin e Elidon Dodaj...

Nga Tirana tё ndjekim njoftimin e Elidon Dodaj

Njoftimi i zyrёs sё shtypit tё KISH mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo:

Përmes këtij komunikimi, ju informojmë se gjendja shëndetësore e Sh. T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH), paraqitet shumë e mirë. Ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari). Aktualisht ndodhet në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari, duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19.

Nga kontakti i sotëm, që kemi pasur, ai i përcjell falënderimet dhe mirënjohjet e sinqerta për stafin mjekësor të Spitalit, për etërit Françeskan Kapuçin, ku aktualisht po qëndron, si dhe për të gjithë njerëzit dhe besimtarët të cilët e kanë kujtuar dhe vazhdojnë ta kujtojnë në lutje.
Ne vazhdojmë të lutemi, që ngushëllimi dhe prania e Zotit t’i mbështesë të gjithë ata që sot janë të sprovuar nga sëmundja si dhe çdo person i angazhuar në vijën e parë të kujdesit dhe shërbimit për ta.

Zyra e Shtypit e KISH 

Tiranë, 25/11/2020

25 nëntor 2020, 12:27