Kërko

Busti i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut para Katedrales sё Prizrenit

Inaugurimi i bustit tё heroit kombëtar tё shqiptarëve Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në oborrin e Kishёs Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren nё praninё e autoriteteve fetare e qeveritare tё Kosovёs.

R.SH. - Vatikan

Nё ditёn e festёs sё Flamurit dhe nё pragun e Kohës së Ardhjes, më 28 nëntor 2020, Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë, inauguruan bustin e heroit kombëtar tё shqiptarëve Gjergj Kastriotit–Skënderbeut, në oborrin e Kishёs Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren, nё praninë ministres sё Punëve te Jashtme tё Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ministrit tё Mbrojtjes, Anton Quni, kryetarit tё Komunës sё Prizrenit, Mytaher Haskuka, ipeshkvit tё  dioqezës Prizren Prishtinё, imzot Dode Gjergji, famullitarit tё Prizrenit dom Shan Zefi, meshtarëve, motrave rregulltare dhe disa qytetarëve tё tjerë.

Mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt....

Nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt

Atleti Krishtit, Gjergj Kastrioti perjetesohet para Konkatedrales ‘’Zoja Ndihmetare’’ne Prizren

Per Festen e Flamurit dhe ne prag te Kohes se Ardhjes, ne konkatedralen ‘’Zoja Ndihmetare’’ ne Prizren, perkatesisht ne oborrin e saj, eshte bere ineagurimi i bustit te Atletit te Krishtit, Gjergj Kastriotit, me nje prani te vogel pjesemarresish, per shkak te situates pandemike globale qe prej muajsh po e vuan edhe vendi yne.

Ne kete ceremoni festive moren pjese, ipeshkvi i dioqezes Prizren-Prishtine, imzot Dode Gjergji, ministrja e Puneve te Jashme, Meliza Haradinaj Stublla, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetari i Komunes se Prizrenit, Mytaher Haskuka, dom Shan Zefi, meshtare, motra e disa besimtare e qytetare te tjere.

Fjala kryesore ne kete ceremoni iu kishte besuar, ministres se Puneve te Jashtme te Kosoves, Meliza Haradinaj Stublla. “Kjo ceremoni eshte shume e veçante, sepse ndodh ne nje vend te veçante te Kosoves, ndodhe ne qytetin qe cilesohet djepi i lindjes se shtetit shqiptar. Prizreni, simbolizon piketakimin e perpjekjeve te gjata historike e shtetformuese dhe qytetin e bashkejeteses fetare dhe etnike, qytetin e  vendimeve te jashtezakonshme historike”, eshte shprehur  fillimisht, ministrja Haradinaj.

Ajo shtoi gjithashtu se ne kete 28 Nentor, ne festen me unifikuese te shqiptareve, ne diten e madhe te Flamurit, dhe kur po e inaugurojme kete monumet te Gjergj Kastriotit Skenderbeut, japim mesazhin e bashkimit, japim mesazhin e orientimit tone evropian dhe perendimor, te trasheguar si testament nga epoka  e lavdishme e Gjergj Kastriotit, i cili me largpamesine e tij na la nje trashegimi te çmueshme diplomatike, per aleancat dhe lidhjet diplomatike ndermjet shteteve, principatave e zoterimeve te kesaj pjese te Evropes.  

‘’Fal Gjergj Kastriotit Skenderbeut, shqiptaret qysh ne periudhat e tij, kishin marredhenie te shkelqyeshme me Venedikun, Papatin, Napolin dhe vende të tjera evropiane. Gjergj Kastrioti ishte prijesi me i madh i Evropes Juglindore, absolutisht  me i madhi i epokes se vet, ishte nje figure historike me permasa evropiane. Ndersa, rezistenca e udhehequr nga Skenderbeu do te behet nje moment percaktues ne historine e popullit shqiptar”, tha Haradinaj

Shefja e diplomacise kosovare, tha poashtu se, figura e Gjergj Kastriotit, mbetet para se gjithash nje force e jashtezakonshme terheqese per emancipim dhe evropianizim, ngase figura e tij e misheron natyrshem Perendimin dhe kjo trashegimi duhet te na sherbej si busull per nje ardhmeri te perbashket.

Ne fund ministrja Haradinaj-Stublla, uroi shqiptaret kudo qe jane per Festat e Nentorit, me mesazhin per unifikim te qendrimeve, per bashkim te ideve, e afrim me njeri tjetrin, duke konsideruar se kjo eshte rruga e vetme qe na mban te forte e na jep te ardhme me te ndritshme.

Nga Prishtina Rabie Ibraj

30 nëntor 2020, 12:36