Kërko

POPE-ENCYCLICAL/ POPE-ENCYCLICAL/ 

Evropë Comece: Enciklika e re e Papës i tregon Evropës rrugën e zhvillimit integral njerëzor

COMECE thekson se enciklika e Papёs “Fratelli tutti” i nxit të gjithë njerëzit vullnet të mirë për të njohur dhe shprehur vëllazërimin e përbashkët në jetën e përditshme. "Është një thirrje e veçantë sepse na fton t’i jetojmё marrëdhëniet njerëzore në një mënyrë vёrtet të re, jo vetëm në letër, jo vetëm me fjalë, por përmes veprimeve tona të përditshme, në jetën tonë private, publike ose profesionale, duke tejkaluar ndarjet shoqërore, kulturore e fetare.

R.SH. - Vatikan

Enciklika e Papёs “Fratelli tutti”, ёshtë një udhërrëfyes i ri që po tregohet i dobishëm edhe në nivelin politik. “Fratelli tutti” tregon rrugën drejt zhvillimit integral njerëzor, duke nënvizuar hapat e nevojshëm për t’i transformuar sistemet tona ekonomike e politike dhe pёr t'i formësuar ato në veçanti përmes hapjes, dialogut, impenjimit, përkushtimit, solidaritetit, barazisë, vëmendjes ndaj shtëpisë sonë tё përbashkët, drejtësisë, promovimit tё së mirës së përbashkët dhe mbështetjes për të varfrit e të mënjanuarit” nё shoqёri: kështu e përcakton Komisioni i Episkopateve të Bashkimit Evropian (Comece) enciklikën e re e tё tretë të Papёs Françeskut.

Në një deklaratë, ipeshkvijtë e Evropës nënvizojnë se dokumenti përmban edhe një pik referimi të fortë për "ëndrrën e një Evrope të bashkuar" siç imagjinohej nga etërit themelues të BE-sё, e për Sekretarin e përgjithshëm tё COMECE, At Manuel Barrios Prieto enciklika do të frymëzojë punën e Komisionit të episkopateve gjatë viteve tё ardhshme. "Papa Françesku na fton të gjithë ne, njerëz dhe institucione, të japim kontributin tonë në ndërtimin e një bote më të mirë pas Covid-19, një bote tё drejtë dhe paqësore, me më shumë vëllazërim dhe miqësi shoqërore", pohon At Barrios Prieto.

COMECE thekson se enciklika e Papёs “Fratelli tutti” i nxit të gjithë njerëzit vullnet të mirë për të njohur dhe shprehur vëllazërimin e përbashkët në jetën e përditshme. "Është një thirrje e veçantë sepse na fton t’i jetojmё marrëdhëniet njerëzore në një mënyrë vёrtet të re - shton At Barrios Prieto - jo vetëm në letër, jo vetëm me fjalë, por përmes veprimeve tona të përditshme, në jetën tonë private, publike ose profesionale, duke tejkaluar ndarjet shoqërore, kulturore e fetare, siç shpjegon Jezusi Shëmbëlltyrën ungjillore tё Samaritanit të Mirë ose siç na dёshmoi Shën Françesku  i Asizit gjatë takimit të tij me sulltanin al-Malik al-Kamal më 1219”.

21 tetor 2020, 11:01