Kërko

Vatican News
Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara 

75-vjetori Kombeve tё Bashkuara. Guterres, solidaritet e bashkёpunim para sfidave kolosale

Kombet e Bashkuara: Guterres (sekretari i përgjithshëm), “po përballemi me sfida kolosale. Me solidaritetin dhe bashkëpunimin global mund t'i kapërcejmë ato".

R.SH. - Vatikan

“Sot po përballemi me sfida kolosale. Me solidaritetin dhe bashkëpunimin global ne mund t'i kapërcejmë kёto sfida. Ky është edhe synimi kryesor i Kombeve të Bashkuara. Në këtë përvjetor, u kërkoj njerëzve kudo që të bashkohen”. Kёshtu pohoi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me rastin e 75 vjetorit të OKB-sё.

Duke kujtuar se ky përvjetor "bie në mesin e një pandemie globale", Guterres nënvizon se "misioni ynë origjinal është më vendimtar se kurrë. Promovimi i dinjitetit njerëzor. Mbrojtja e të drejtave tё njeriut. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare. Shpëtimi u njerëzimit nga lufta". "Më shpërthimin e pandemisë, kërkova një armëpushim global", kujton sekretari i përgjithshëm i Kombeve tё Bashkuar, duke theksuar se "sot në botë kemi një armik të përbashkët: Covid-19". “Tani është koha për t’i rritur përpjekjet për të paqësuar botën me një armëpushim global. Koha nuk nuk ndalet”, paralajmëron Guterres, duke nënvizuar nevojën e domosdoshme për“ të bërë paqe me planetin”. E nëse "emergjenca klimatike kërcënon vetë jetën" atëherë "duhet të mobilizojmë të gjithë botën për të arritur neutralitetin e karbonit me emisione zero të gazeve serrë deri në vitin 2050".

"Duhet bërë më shumë në mbarë botën për t'i dhënë fund vuajtjeve njerëzore të shkaktuara nga varfëria, pabarazia, uria e urrejtja dhe për të luftuar diskriminimin bazuar mbi racën, fenë, gjininë ose ndonjë dallim tjetër," vazhdon sekretari i përgjithshëm i OKB-sё. "Muajt ​​e pandemisë kanë parë një rritje të frikshme të dhunës ndaj grave dhe vajzave", konfirmon Guterres, i bindur se " duhet të bashkëpunojmë për të përparuar nё kёtё drejtim. Është duke u zhvilluar një bashkëpunim i rëndësishëm global për një vaksinë të sigurt dhe të arritshme kundër Covid-19 për të gjithë”. "Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm – vëren Guterres - na ofrojnë një udhëzues plotë frymëzim pёr tё punuar pёr një rimëkëmbje më të mirë pёr tё gjithё”.

24 tetor 2020, 12:17