Kërko

Vatican News

Lendita Haxhitasim: Arti pёr promovimin e vlerave tё njё shoqёrie

Lendita Haxhitasim: "Diplomacia publike si prioritet pёr promovimin e kulturës. Përmes këtij aktiviteti me artisten Alketa Xhafa Mripa, përveç nivelit artistik tё veprave, Kosova si shtet i ri nё arenën ndërkombëtare, tregon se nuk është pa histori, përkundrazi, ngjarjet qё kanё karakterizuar pavarësinë, janë ngushte tё ndërlidhura me vuajtjet dhe sakrificat e popullit".

R.SH. - Vatikan

"Diplomacia publike e Republikës së Kosovës si prioritet pёr promovimin e kulturës se vendit nё përgjithësi e tё artit nё veçanti. Përmes këtij aktiviteti me artisten Alketa Xhafa Mripa, përveç nivelit artistik tё veprave, dëshirojmë të përcjellim mesazhin që Kosova, edhe pse është shtet relativisht i vogël dhe i ri nё arenën ndërkombëtare, nuk është pa histori, por përkundrazi, ngjarjet qё kane karakterizuar formësimin e pavarësisë tonë, janë tё ndërlidhura ngushtë me vuajtjet dhe sakrificat e popullit tonë". Kështu pohon mes të tjerash, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali,  Shkëlqesia e Saj, Znj. Lendita Haxhitasim, duke folur nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit - Vatican News, pak para aktivitetit me temë “Talk – Alketa Xhafa Mripa nё bisedё me Hou Hanru”, kushtuar veprave artistike te autores kosovare qe i dedikohen te drejtave tё grave, tё drejtave njerëzore dhe shoqërisë.

Gjatё këtij aktiviteti kulturor të organizuar nga Ambasada e Kosovёs nё Itali në bashkëpunim me MAXXI, Muzeu Kombëtar i Artit te Shekullit XXI në Rome, artistja e Kosovës, Alketa Xhafa- Mripa, rrëfeu, në dialog me drejtorin artistik tё muzeut Hou Hanru, veprat e saj e në veçanti veprën Thinking of You, realizuar në vitin 2015, protagoniste e një dokumentari kushtuar grave viktima tё përdhunimeve gjatё luftës sё viteve 1998-99 nё Kosovё. Artistja kosovare foli pёr artin si ndihmë pёr mbrojtjen dhe nxitjen e tё drejtave tё njeriut e tё grupeve të mënjanuara nё shoqëri. 

Takimi u çel me përshëndetjet institucionale të Ambasadores sё Republikës së Kosovës në Itali, Znj. Lendita Haxhitasim drejtuar diplomatëve tё vendeve tё ndryshme prezent, ambasadoreve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut nё Romё, si dashamirësve tё artit dhe kulturës, të cilёt ishin nё numёr tё kufizuar, siç tha “pёr shkak tё koronavirusit, por “takimi ishte me rendësi tё veçantë si pёr vetё argumentin qё trajton, por edhe pёr mesazhin qё përçon përmes artit nё Itali e kudo.

“Pavarësisht nga kjo  krizës e paparë e Covid-19 që ka goditur disiplinat e ndryshme kulturore, tha Ambasadorja Haxhitasim, tё gjendemi së bashku, këtu, në këtë mbrëmje është njё kënaqësi, sepse ky takim reflekton në një far mënyre etjen tonё tё brendshme për kulturë, art dhe komunikim, e cila, siç na mëson historia, na ndihmon të kapërcejmё çdo vështirësi e na bën të rritemi". "Jam e sigurt se nëpërmjet artit do të jemi më të bindshëm në komunikimin e vlerave dhe në shpalosjen e historisë sonë, sepse komunikimi kulturor ka fuqinë për të ruajtur trashëgiminë e kujtesës e në një farë mënyre edhe për të parandalouar që në të ardhmen të mos ndodhin gabimet e së kaluarës", theksoi Ambasadorja e Kosovës në hapje të takimit.

Artistja kosovare Alketa Mripa Xhafa është e njohur ndërkombëtarisht si mbrojtëse e pasionuar e së vërtetës dhe të të drejtave të njeriut e tё grave nё veçanti. Veprat e saj përqendrohen shpesh mbi tё drejtat themelore të grave në shoqëri.

Po t'i kthehemi takimit që u mbajt në muzeun romak MAXXI me artisten e Kosovës, Alketa Xhafa- Mripa, e flasim me Ambasadoren e Kosovës pranё Republikёs sё Italisё, Lendita Haxhitasim: Ambasadore si lindja ideja e kёsaj nisme dhe cili është mesazhi synoni tё transmetoni përmes këtij takimi me artisen Alketa Xhafa- Mripa? ..

Flasim me Ambasadoren e Kosovës pranё Republikёs sё Italisё, Lendita Haxhitasim
30 shtator 2020, 15:47