Kërko

Vatican News
2018.12.22 progetto Rumbek Sud Sudan scuola africa lasalliani La Salle  2018.12.22 progetto Rumbek Sud Sudan scuola africa lasalliani La Salle  

Sot, Dita botërore e alfabetizimit

Sipas një raporti të fundit të Unicef-it, një e treta e nxënësve në botë, barabartë me 463 milion fëmijë e të rinj, nuk e patën mundësinë e pjesëmarrjes në mësim nё distancë nga shtëpia për shkak të mungesës së mjeteve kompjuterike gjatë lockdown, shkaktuar nga koronavirusi. Për këtë arsye, Dita ndërkombëtare e alfabetizimit është nxitje për tё "siguruar për të gjithë të drejtë e studimit.

R.SH. - Vatikan

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e alfabetizimit, me temë "arsimi e mësimi në krizën e Kovid-19 dhe më tej",  me një vëmendje të veçantë mbi edukatorët, arsimtarët dhe ndryshimin e teknikave pedagogjike”.

E themeluar  55 vjet më parë nga Unesko për të kujtuar të drejtën universale të arsimit si një motor zhvillimi, Dita ndërkombëtare e alfabetizimit-shkrim-leximit, e cila shënohet çdo vit më 8 shtator, këtë vit, "merr një kuptim shumë të veçantë", pasi "bota po lufton me një pandemi, e cila pikërisht në mbylljen e shkollave pati një nga pasojat më dramatike".

Dita Ndërkombëtare e Arsimimit ka për qëllim që të rrisë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit, i cili fatkeqësisht si proces është i pranishëm në shumë vende tё botёs.

Sipas një raporti të fundit të Unicef-it, një e treta e nxënësve në botë, barabartë me 463 milion fëmijë e të rinj, nuk e patën mundësinë e pjesëmarrjes në mësim nё distancë nga shtëpia për shkak të mungesës së mjeteve kompjuterike gjatë lockdown, shkaktuar nga koronavirusi. Për këtë arsye, Dita ndërkombëtare e alfabetizimit është njё thirrje dhe nxitje për tё "siguruar për të gjithë vazhdimin e aktiviteteve arsimore në institutet shkollore tё çdo fushe dhe niveli e edhe, nё rastin e nevojës së mësimdhënies në çdo distancë, të mos harrohen ata që kanë vështirësi, sepse e drejta e studimit dhe arsimimit është një e drejtë universale që duhet t’u garantohet të gjithëve".

Kremtimi i Ditёs botërore tё Shkrim-Leximit - nga UNESCO, me seli në Paris, me një seri manifestimesh, thekson rëndësinë e arsimit të popullsisë në të gjithë botën dhe kujton se edukimi dhe lufta kundër analfabetizmit në botë janë elemente të rëndësishëm të cilat nxisin zhvillimin e një vendi e të një populli. Kjo është dhe arsyeja e kremtimit të një Dite Botërore, e një nga qëllimet strategjike të UNESCO-s, është edhe kontributi për realizimin me efektivitet të studimeve, reduktimin e braktisjes shkollore nga fëmijët e të rinjtë dhe uljen e shkallës së analfabetizmit të njerëzve në botë.

08 shtator 2020, 13:33