Të mos i harrojmë viktimat e terrorizmit edhe në këtë kohë pandemie
21 gusht, Dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, themeluar më 2018, në kujtim të borxhit ndaj viktimave të terrorizmit. Theksi, sivjet, vihet posaçërisht mbi kujtimin e historive të tyre. Nuk duhen harruar, që këto histori të mos përsëriten.
R. SH. - Vatikan
Një ditë në nivel botëror, që të mbështeten Shtetet anëtare për t’i ndihmuar viktimat e terrorizmit dhe familjet e tyre. Në qendër janë të gjitha viktimat, jo vetëm të vdekurit, por edhe ata, që humbasin familjarët. Tema e sivjetme është: “Mos harroni! Histori në kujtim të viktimave të terrorizmit”:
“Duhet ta ngremë zërin në emër të viktimave e të të mbijetuarve nga aktet terroriste, që kërkojnë vazhdimisht përgjegjësi e rezultate. Kur respektojmë të drejtat njerëzore të viktimave dhe u japim mbështetje e informacione, pakësojmë dëmet, që nuk shlyhen lehtë, shkaktuar nga terroristët individëve, bashkësive dhe mbarë shoqërisë” (Guterres).
21 gusht 2020, 13:47