Kërko

Vatican News
 Prehje në natryrë Prehje në natryrë  (ANSA)

Meditim për pushimet verore

Pushimet verore po arrijnë kulmin, e me ta, edhe meditimet për prehjen. Si duhet të jetë, për të dhënë fryte të begata?

R. SH. - Vatikan

Shijoji pushimet verore! Një verë e kaluar mirë, vlen sa dhjetë dimra. Sepse kush këndon në verë, vallëzon në dimër! Ara, që pushon ca kohë, jep fryte të begata! E shpirti bëhet i urtë, vetëm duke u ulur e duke pushuar një çast, për ta vijuar, pastaj, me zell të ri krijimtarinë.

Jo më kot mendohet se mjekët më të mirë, që dinë si mbrohet jeta, janë doktor Dieta, Doktor Pushimi e Doktor Optimizmi!

Sepse pushimi është kripa, që e bën të shijshme punën. Natyrisht po ta kuptosh gjithnjë si shkëputje nga rrangtë e përditshme, e kurrë si kohë plogështie. Kështu vera bëhet mësuesi më i mirë, që të mëson edhe kuptimin e lirisë! Vera, që ikën, është si miku që niset për një udhë të largët.

14 gusht 2020, 13:47