Kërko

Vatican News
Dom Marjan Paloka nё mikrofonin e dom David Xhuxha, përgjegjës i redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News Dom Marjan Paloka nё mikrofonin e dom David Xhuxha, përgjegjës i redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News  

Dom Marjan Paloka: Nënë Tereza si shqiptare, grua e besimtare, në 110-vjetorin e lindjes

Me meshtarin shqiptar dom Marjan Palokёn e kujtojmë ikonën e Nënë Terezës “si shqiptare, si grua, si njeridashёse, laikёt e kujtojnё si humaniste, dhe si besimtare, si besimtare e cila ia kushtoi jetën plotësisht Zotit nё jetёn rregulltare”.

R.SH. - Vatikan

Sot mё 26 gusht përkujtojmë njërën nga figurat më të ndritura të Kishës Katolike universale dhe të popullit shqiptar: Shenjtën Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiun, në 110-vjetorin e lindjes.

E kujtojmë kёtё shërbëtore tё madhe të të varfërve, të Kishës, të shqiptarëve e të njerëzimit mbarë, që kaloi tёrё  jetën nё botën e mjerimit me shërbimin e pakursyer, me përkëdheljet dhe buzëqeshjen e saj ndaj tё varfërve mё tё varfër.

Kështu, me mirënjohje të thellë falënderojmë Zotin pёr dhuratën e murgeshës së vogël shqiptare, misionaren e bamirësisë, Engjëllin e tё varfërve, lapsin e Tij Hyjnor, Shёn Nënё Terezën dhe me meshtarin shqiptar dom Marjan Palokёn e kujtojmë ikonën e saj “si shqiptare, si grua, si njeridashёse, laikёt e kujtojnё si humaniste, dhe si besimtare, si besimtare e cila ia kushtoi jetën plotësisht Zotit nё jetёn rregulltare”.

Tek Nёnё Tereza shqiptare, pohon dom Marjan Paloka nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News,  “shohim karakteristikat e veçanta tё popullit shqiptar, aftësinë pёr t’u ngritur përmbi horizontet e ngushta kombёtariste dhe gatishmërinë pёr t’u shkrirë, pa harruar e pamohuar identitetin, me kulturat e popujve, ku zhvillohet jeta jonё pasi kemi lanë trojet kombëtare”.

“Nёnё Tereza jetoi nё shekullin e kaluar, nё tё ashtuquajturin ‘emancipim tё grua’, i cili ka pasur shumë modele tё zhvillimit tё gruas, e Nënё Tereza përfaqëson një model, një model tё krishterë dhe fisnik. Me forcën e saj femërore, ajo ka vёnё nё zbatim aspektin mё fisnik tё shpirtit njerëzor: dashurinë. Ajo ka treguar forcën e gruas me anё tё ushtrimit tё dashurisë dhe kёtё dashuri e ka dëshmuar nё tё gjitha kontekstet, ku ёshtё zhvilluar misioni i saj, duke u kujdesur pёr mё tё varfrit e tё varfërve, nga njëra anё e nё anën tjetër, duke treguar dashurinë e Zotit tek pushtetarët dhe tek ata qё kishin fatet e njerëzimit, tё cilёt shpesh e shpërdoronin pushtetin e tyre pёr t’i shtypur tё varfrit e tё përjashtuarit.

Me forcën e saj femërore Nënё Tereza ka përqafuar njerëzimin nё tё gjitha përmasat e tij: nga varfëria e skajshme e deri te pushteti i skajshëm. Ajo ka përqafuar e ka ngushëlluar tё mënjanuarit e shoqërisë, skamnorët.

Nuk duhet harruar se “Nënё Tereza e ka themeluar jetën e vet duke shikuar Krishtin e Kryqëzuar, dhe nё Kryqin e Krishtit ka gjetur forcën, mbështetjen pёr tёrё jetën e saj tokësore. Prandaj, nuk mund ta kuptojmë kurrë dashurinë e saj pёr njeriun, pa kuptuar lidhjen e saj tё ngushtë me Krishtin e kryqëzuar, qё vazhdon, nga Kryq, tё thotё edhe sot e kësaj dite “Kam etje!”. Kёshtu, vetëm Kryqi mbetët çelësi pёr tё kuptuar Nёnё Terezёn si shqiptare, si grua dhe si besimtare”.

Po mё tepёr nё mikrofonin e redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News, tё dёgjojmё dom Marjan Palokёn...

Tё dёgjojmё dom Marjan Palokёn

 

 

 

26 gusht 2020, 11:23