Kërko

2019.06.16 Sacro cuore di Gesù Cristo 2019.06.16 Sacro cuore di Gesù Cristo 

Zemra Krishtit na kujton se dashuria është konkrete

Muaji i qershorit është tradicionalisht i lidhur me devocionin ndaj Zemrës së Krishtit, e cila është përmbledhja e gjithë dëftimit të Zotit; e Jezu Krishti, biri i mishëruar i Zotit, është vetë shprehja e dashurisë së Zotit për mbarë njerëzimin. Zemra e Krishtit na kujton se dashuria e krishterë është konkrete.

R.SH: - Vatikan

Muaji i qershorit është tradicionalisht i lidhur me devocionin ndaj Zemrës së Krishtit, e cila është përmbledhja e gjithë dëftimit të Zotit; e Jezu Krishti, biri i mishëruar i Zotit, është vetë shprehja e dashurisë së Zotit për mbarë njerëzimin.

Devocioni ndaj Zemrës së Krishtit nisi të përhapej aty nga gjysma e dytë e 1600-tës përmes veprës së Margeritës Maria Alakok: por rrënjët e kësaj përshpirtërie janë shumë më të thella: fillojnë atë çast kur një ushtar romak ngulte heshtën e tij në brinjët e Jezu Krishtit të mbërthyer në kryq, duke hapur një plagë nga e cila gurroi gjak e ujë, gurroi dashuria plot mëshirë e Hyjit. Është, siç e kujton shpesh Kisha, një dashuri shumë konkrete, pikërisht sepse Zoti u mishërua, u bë njeri. E gjatё qershorit, Kisha i nxit besimtarët të mos kumtojnë një kristianizëm pa mish e pa gjak, pa vepra, që nuk është në gjendje ta prekë njeriun drejt e në shpirt.

Gjatё muajit kushtuar devocionit ndaj Zemrёs sё Krishtit jemi tё ftuar të zbulojmë bukurinë dhe gëzimin e fesë, duke na treguar edhe rrugën e besimit nё Zotit: veprat konkrete. Dashuria për të afërmin është sot, më shumë se kurrë, impenjim konkret. I krishteri nuk kënaqet vetëm me fjalë e as me ideologji të rreme, por kujdeset ta ndihmojë vëllain nevojtar duke e vënë vërtetë në lojë gjithë vetveten, pa u mjaftuar vetëm me ndonjë vepër të mirë.

Kisha i nxit besimtarët ta dëshmojnë me guxim Ungjillin e dashurisё sё Zotit para botës së sotme, duke u çuar shpresën të varfërve, të vuajturve, të braktisurve, të dëshpëruarve, atyre që kanë etje për lirinë, për të vërtetën, për paqen. Duke i bërë mirë të afërmit e duke punuar për të mirën e përbashkët, dëshmonjmё se Zoti është dashuri. Nuk është fjala për aktivizëm të pastër, për filantropi të thjeshtë ose për solidaritet të zakonshëm.

Në të vërtetë njeriu nuk mundet vetëm të dhurojë, duhet edhe të marrë: duhet të vijojë gjithnjë ta shuajë etjen në Atë Burim, nga i cili gurrojnë lumenj uji të gjallë, domethёnё në Jezu Krishtin, nga zemra e shporuar e të cilit shpërthen dashuria e pakufishme e Zotit. E gjithçka nis nga heshtja, nga lutja, nga siguria se Zoti do të na dojë me një dashuri tё pakufishme plot pasion, shumë më të madhe se pabesitë tona.

07 qershor 2020, 16:11