Kërko

Vatican News
ISRAEL-PALESTINIAN-RELIGION-CHRISTIANITY-JERUSALEM-CATHOLIC-EAST  ISRAEL-PALESTINIAN-RELIGION-CHRISTIANITY-JERUSALEM-CATHOLIC-EAST   (AFP or licensors)

Jeruzalem, krerët e nderit tё Kishave: na ndihmoni të pajtojmë Tokën e Shenjtë

Fundi i konfliktit izraelo-palestinez, për të ardhur deri te pajtimi e pёr tё jetuar më në fund në paqe: ky ёshtё apeli i përbashkët për Tokën e Shenjtë i patriarkut tё nderit tё Kishës katolike romake, Michel Sabbah, tё ipeshkvijve të nderit të Kishës anglikane e luterane, Riah Abu El Assal dhe Munib A. Younan. "Shumica e vendeve - pohojnë - tashmë e njohin si Shtetin e Izraelit, ashtu edhe Shtetin e Palestinës".

R.SH. - Vatikan

Një thirrje e fuqishme,  një britmë e pareshtur. Një lutje që nuk njeh kufij. Janё fjalë shprese, që bashkojnë vullnetin e prerë për njё ndryshim, me të cilat udhëheqësit e nderit të Kishave në Jerusalem kërkojnë t'i jepet fund konfliktit ndërmjet Izraelit e Palestinës. Paqja në Tokën e Shenjtë, edhe në kohë pandemie, duhet të jetë një objektiv aq urgjent sa edhe i rëndësishëm jo vetëm për popullsitë që banojnë në këto vise, por edhe për komunitetin ndërkombëtar. "Toka e Shenjtë është në flakë, në një gjendje lufte, e shenjtëria e saj duhet të rivendoset", shkruajnë patriarku i nderit tё Kishës katolike romake Michel Sabah, ipeshkvi i nderit i Kishës anglikane Riah Abu El Assal dhe ipeshkvi i nderit i Kishës luterane, Munib A. Younan. " Mungon drejtësia. Toka e Zotit – lexohet nё thirrjen e tyre – i fton të gjitha Kishat, qeveritë dhe njerëzit  vullnet mirë për të vepruar e për t'i dhënë fund kësaj tragjedie".

Pandemia

"Po e shkruajmë këtë apel si të krishterë arabë palestinezë, që jetojnë këtu që nga Rrёshajёt, tё cilёt janë pjesë pёrbёrёse e shoqërisë ", saktësojnë krerët e nderit tё Kishave të Jeruzalemit në një deklaratë tё kёtyre ditëve mbi planet izraeliane tё aneksimit botuar nga Abouna. Të tre prelatët kërkojnë pёr Tokën e Shenjtë një pajtim tё bazuar mbi dinjitetin e barabartë dhe mbi të drejtat e të gjithë njerëzve e jo mё një popull kundër tjetrit dhe theksojnë se pandemia Covidi -19 e ka zhvendosur vëmendjen nga çështjet e drejtësisë e tё paqes, tek çështjet e jetës e tё vdekjes. "Edhe ne bashkёndajmë këtë vuajtje universale dhe i kërkojmë Zotit të ketë mëshirë e tu japë shërimin të gjithëve" shtojnë, por jemi të shqetësuar pёr "sëmundjen e vjetër" të Tokës së Shenjtë " dhe  pёr "vuajtjet e padrejtësitë qё u imponohen njerëzve.”

Komuniteti ndërkombëtar

"Zgjidhja e këtij konflikti ёshtё identifikuar shumë vjet më parë e ёshtё ripohuar në rezoluta të shumta të Kombeve tё Bashkuara. Shumica e vendeve tashmë e njohin si Shtetin e Izraelit e po kёshtu edhe Shtetin e Palestinës," pohojnë Sabbah, El Assal dhe Younan, të cilët këmbëngulin qё Izraeli tё ketё sigurinë e tij dhe Palestina pavarësinë e vet e tё mund të jetojnë pranё e pranё në paqe, barazi, drejtësi dhe demokraci. "Qё tё mos ketë më urrejtje, jo më vdekje, por vetëm drejtësi, barazi dhe jetë", pohojnë krerët e nderit tё Kishave të Jerusalemit, të cilёt e përcaktojnë Qytetin e Shenjtë si "çelësin e kësaj paqeje jo vetëm midis izraelitëve e palestinezëve", por njё paqe qё bashkon mes tjerash edhe tre besimet monoteiste: hebraizmin, krishterimin e islamin. Për këtë arsye, ftesa është pёr ta bërë Jeruzalemin një qendër pajtimi, drejtësie dhe barazie.

"Misioni ynë është pajtimi"

"Paqja në Tokën e Shenjtë është e mundur, çështja është të kuptosh se pse Kombet e Bashkuara nuk marrin një vendim nё kёtё drejtim, kanë kaluar shtatëdhjetë vjet qysh se kur flitet për dy shtete".  Siç dihet Toka Shenjte është udhëkryq tepër delikat e edhe drejtpeshimet janë po aq delikate, si ndërmjet Kishave, ashtu edhe ndërmjet feve të ndryshme, popujve e politikës.

Selia e Shenjtë dhe Shteti i Izraelit kanë të përbashkëta shumë vlera e, mbi të gjitha, impenjimin për t’i dhënë fesë vendin e saj të ligjshëm në jetën e shoqërisë, pati pohura Papa i nderit Benedikti XVI gjatё vizitës në Izrael mё 11 maj 2009. Rendi i drejtë i marrëdhënieve shoqërore supozon e kërkon respektimin e lirisë dhe të dinjitetit të çdo njeriu. E kur përmasa fetare e njeriut mohohet ose lihet në harresë, vihet në rrezik vetë themeli i të drejtave të patjetërsueshme të njeriut. Prej këndej thirrja të shumëfishohen përpjekjet për të arritur në zgjidhjen e drejtë, afatgjatë e të qëndrueshme të konflikteve, që izraelitët dhe palestinezët të mund të jetojnë në paqe.

 

22 qershor 2020, 18:57