Global Vaccine Summit 2020
R.SH. - Vatikan
"Është e rëndësishme të bashkohen kapacitetet shkencore, në mënyrë transparente e të painteresuar, pёr të garantuar pjesëmarrjen universale nё teknologjitë thelbësore e tё domosdoshme që i mundёsojnё çdo personi, në çdo pjesë të botës, t’i ketё kurimet e nevojshme shëndetësore". Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet tё sotёm, botuar nё faqen e internetit @Pontifex, me rastin e ‘Global Vaccine Summit 2020’, që mbahet sot pёrmes një videokonference me nismën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar nё kuadrin e përpjekjeve për t'iu kundërvënë pandemisë kovid-19.
Në fakt, veprimtaria u organizua me qëllim për të mbledhur fonde për kërkimet shkencore tё vaksinës për koronavirusin dhe për ta vënë në dispozicion të vendeve më të varfra e më të pafavorizuara të botës. Mbretëria Madhe synon të mbledh së paku 8.2 miliard Euro për t’ia dhuruar Gavi-t, organizatës ndërkombëtare që synon ta rritë shpërndarjen e vaksinave në vendet më të varfëra, gjatё periudhës 2021-2025.
Gjatë videokonferencës, sipas lajmeve të shtypit - pjesëmarrësit do të analizojnë përparimet qё ka bërë Gavi dhe punonjësit e shëndetёsisё në vijën e parë tё frontit gjatë krizës së koronavirusit. Nё videokonferencёn ‘Global Vaccine Summit 2020’ marrin pjesё Gavi, Kombet e Bashkuara dhe krerët e shteteve të ftuara nga kryeministri Britanik Boris Jonson.