Kërko

Vatican News
2018.09.05 Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren 2018.09.05 Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren  

Bashkësitë fetare në Kosovë iu lutën Zotit për fundin e pandemisë

Ditës së lutjes, agjërimit dhe bamirësisë me 14 maj 2020, nismë kjo e Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor, iu bashkuan edhe Kisha Katolike e Kosovës dhe Bashkësitë tjera fetare në vend. Prijësit fetarë në vend përveç lutjeve, kërkuan nga qytetaret që të kenë durim e shpresë dhe ti respektojnë rregullat, masat e këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetet Publik në Kosovë.

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike e Bashkësitë tjera fetare në Kosovë iu bashkuan Ditës së lutjes, agjërimit dhe bamirësisë me 14 maj 2020, promovuar nga Komiteti i Lartë për Vëllazërimin Njerëzor. Prijësit fetarë të vendit, përveç lutjes, kërkuan nga qytetaret e Kosovës të kenë durim e shpresë, ti respektojnë rregullat, masat dhe këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetet Publik në Kosovë, për të kontribuar, kështu, në parandalimin e pandemisë kovid-19. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt

Kisha Katolike dhe Bashkësitë tjera fetare në Kosovë, me lutje bashkohen me Selinë e Shenjtë për fundin e Kovid 19

Ditës së lutjes, agjërimit dhe bamirësisë me 14 maj 2020, nismë kjo e Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor, iu bashkuan edhe Kisha Katolike e Kosovës dhe Bashkësitë tjera fetare në vend.

Në Kosovë, kësaj nisme i parapriu Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë, i cili u dërgoi letër liderëve të Komuniteteve Fetare dhe Kishave në Kosovë, për tu bashkuar shpirtërisht më 14 maj 2020 në lutje, agjërim e bamirësi, e për ti kërkuar Zotit Krijues ndihmën për mbarë njerëzimin e prekur nga pandemia e rëndë kovid 19, i cili ka marre mijëra e mijëra jetë e po vazhdon të kërcënoj edhe miliona njerëz anë e kënd botes.

Që ti përgjigjemi bashkërisht kësaj ftese, e lusim Zotin e Gjithëpushtetshëm që ta shpëtojë boten, te na ndihmoje ta kalojmë pandemine, ta rikthejme sigurine, stabilitetin, shendetin dhe mireqenien, ne menyre qe, pasi te perfundoje kjo pandemi, Toka e jone te mund te jete me e mire se perpara, e nje vend i ngrohte per njerezimin dhe vellazerine njerezore.

 

Kështu thuhet, mes tjerash, ne letrën e imzot Dodë Gjergjit, i cili me këtë rast Bashkësisë Islame dhe të gjithë myslimanëve në Kosovë u ka uruar agjërim të lehte në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Nismës së Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor përmes Kishës Katolike në Kosovë, përkatësisht letrës  së imzot Dodë Gjergjit iu përgjigjen të gjitha Kishat famullitare  të Dioqezës së Kosovës, bashkësitë tjera fetare dhe njerëz vullnetmirë në vend.

Me këtë rast shkëputem dy shembuj: Labinot Maliqi, imam i Xhamisë ‘’Bedri Kamberi’’ në Prishtinë, iu përgjigj kësaj lutjeje. Ai tha se lutjen e drejtoi per te gjithe ata persona qe po kontribuojnë ne kete situate te rende pandemie.   ‘’E lusim Zotin e plotfuqishëm qe ti shpërblen dhe ti ruaj nga çdo e keqe këta njerëz dhe familjet e tyre, ngase iu jemi shume mirënjohës dhe falënderues ndaj tyre sepse janë duke e kryer një pune te jashtëzakonshme’’, tha imami Bedri Kamberi.

Nderkaq, famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi, ne heshtje u lut para figures se Shenjtes shqiptare e Nenes se botes, Shën Nënë Terezës ne Konkatedralen me emrin e ndritur të saj. E lutja e tij më 14 maj në kete dite te shenuar, ishte e veçantë :‘’E luta Nenen tone, Nene Tereze qe te ndermjetesoj tek Zoti per shendetin e te gjithë te prekurve nga ky virus, gjithe mantelbardheve dhe strukturave tjera qe po e bejne te pamunderen per te shpetuar jete. Po ashtu, bera lutje edhe per shkencetaret edhe per mjeket qe Zoti t,ju ndihmon qe sa me shpejte ta gjejne nje kure mjekesore qe t’ju vihet ne ndihme njerezimit ane e kend globit qe po vuajnë nga ky virus shume i ashpër’ tha dom Fatmir Koliqi.

Prijësit fetarë në vend përveç lutjeve, kërkuan nga qytetaret që të kenë durim e shpresë dhe ti respektojnë rregullat, masat e këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetet Publik në Kosovë. 

Nga Prishtina Rabie Ibraj

16 maj 2020, 12:46