Kërko

 Kohë e matur Kohë e matur 

Shtatë histori të vogla, por me domethënie të madhe!

Shtatë histori të vogla, por me domethënie të madhe!

R. SH. - Vatikan

Kësaj i thonë fe e gjallë!

Në një famulli katundi, besimtarët i ankohen famullitarit se të mbjellat po shkonin dëm, për shkak të thatësirës. E meshtari i fton të mblidhen atë pasdite për t’iu lutur Zotit t’ua reshë shiun aq të dëshiruar. Në orën gjashtë të gjithë ishin në oborrin e Kishës. Ndërmjet tyre binte në sy një plak, që kishte marrë me vete edhe çadrën!

E kësaj i thonë të kesh fe të gjallë!

Besim i plotë

Kur  babai e hedh fëmijën e vet  përpjetë, ai qesh, nga që e di se i ati do ta presë.

E këtij i thonë besim i plotë!

Optimizëm për të nesërmen

Çdo natë shkojmë të flejmë, pa qenë 100% të sigurt se do të zgjohemi përsëri. Megjithatë e kurdisim zilen e orës, që të çohemi me kohë.

E ky është besim në të ardhmen.

Kjo quhet shpresë

Mendojmë shpesh të bëjmë gjëra të mëdha në kohët që do të vijnë. Edhe pse nuk kemi asnjë garanci se këto kohë do të vijnë me të vërtetë.

E kjo quhet shpresë!

Kjo quhet dashuri…

Në botë shikojmë plot bashkëshortë që ndahen, megjithatë njerëzit  martohen përsëri.

E kjo na kujton se dashuria vijon përgjithmonë!

Ky quhet krim!

Këto ditë plot ankth, kur mbi botën mbretëron vdekja, ka njerëz të cilëve u shkon mendja të grinden për të mbrojtur kolltuqet a për të shumëfishuar fitimet.

E ky quhet krim!

Kjo quhet bujari

Nëse ju pëlqyen këto mendime, ndajini edhe me të tjerët.

E kësaj i thonë  bujari!

 

15 prill 2020, 12:21