Kërko

Vatican News
San Giovanni Bosco San Giovanni Bosco  (© SDB)

Më 1 prill, 86 vjet më parë, Piu XI shpallte Shenjt don Gjon Boskon

Ishte dita e Pashkëve, 1 prill 1943, kur Piu XI e shpalli shenjt don Gjon Boskon. Per salezianët në Itali e në botë, ky kremtim ishte kurorëzim i jetës 73 vjeçare të meshtarit piemontez dhe i veprimtarisë së rregulltarëve e rregulltareve të tij në fushën e pedagogjisë e të edukimit të krishterë të fëmijëve e të të rriturve.

R.SH. - Vatikan

Ishte dita e Pashkëve, 1 prill 1943, kur Piu XI e shpalli shenjt don Gjon Boskon. Per salezianët në Itali e në botë, ky kremtim ishte kurorëzim i jetës 73 vjeçare të meshtarit piemontez, don Giovanni Basco dhe i veprimtarisë së rregulltarëve e rregulltareve të tij në fushën e pedagogjisë e të edukimit të krishterë të fëmijëve e të të rriturve. Motra Enrica Rosanna, saleziane, e kujton kështu 86-vjetorin e shenjtërimit të don Boskos:

Të rinjtë e don Boskos ishin të rinjtë e Torinos, të industrializmit të parë, që dyndeshin nga fshati në qytet, në kërkim të punës e të bukës, e atje braktiseshin, shfrytëzoheshin nga punëdhënësit, harroheshin nga autoritetet civile. Don Bosko u bë për ta atë, mësues, mik. E themeloi atë, që njihet me emrin Oratorio, një shtëpi në të cilën të rinjtë mësonin ta donin njëri-tjetrin. Ja pra, me pak fjalë, mësonin të bëheshin shenjtorë në një mënyrë shumë të thjeshtë e të përshtatshme për moshën e tyre. Po kujtojmë vetëm fjalët e Shën Dedës Savio: “Për ne shenjtëri do të thotë të jemi gjithnjë plot gëzim”.

Ç’mund të na thoni për gjendjen e familjes saleziane sot, 75 vjet pas shenjtërimit të Don Boskos?

Familja saleziane është një lis madhështor, me rrënjë të ngulura thellë në trojet e të pesë kontinenteve: në metropole, në fshatra, në vijat e kufirit, në vise misionare, në vende të ugjillëzuara e të paungjillëzuara. Megjithatë, këto rrënjë duhen fuqizuar, duhen inkulturuar vazhdimisht, sepse prej tyre buron limfa, që i mba degët gjithnjë të blerta. E kanë tepër nevojë për limfë të re këto degë, në sa bota e ndjen gjithnjë më shumë krizën edukative në radhët e të rinjve.

01 prill 2020, 09:38