Kërko

Giornata di riflessione su ruolo della donna  Giornata di riflessione su ruolo della donna  

Takimi ndërfetar dhe ekumenik "Gratë Ndërtuese të Vëllazërimit Njerëzor”

Nesër në Romë mbahet takimi "Gratë Ndërtuese të Vëllazërimit Njerëzor”, në pragun e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizuar nga Bashkimi Botëror i Organizatave të Grave Katolike.

R.SH. - Vatikan

Nesër në Romë mbahet takimi ndërfetar dhe ekumenik: 'Gratë Ndërtuese të Vëllazërimit Njerëzor', organizuar nga Bashkimi Botëror i Organizatave të Grave Katolike (VUKO) në bashkëpunim me Këshillin Papnor për Dialogun Ndërfetar dhe me patronazhin e Ambasadave pranë Selisë së Shenjtë të Argjentinës, Austrisë, Filipineve dhe Holandës, në kuadrin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Gruas’.

“Me sytë e grave të fesë" është motoja e takimit, gjatë cilit referueset do të ofrojnë reflektimin e tyre mbi dokumentin Vëllazërimi Njerëzor për Paqen Botërore dhe Bashkëjetesën nënshkruar nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku dhe Imami I Madh i Al-Ahar Ahmad Al-Tayyeb në Abu-Dhabi, më 4 shkurt 2019.

Bashkimi Botëror i Organizatave të Grave Katolike (UMOFC ), themeluar më 1910, mbledh mbi 100 organizata të ndryshme nga të gjitha kontinentet dhe është e vetmja organizatë që u kushtohet grave e që ka marrë nga Selia e Shenjtë statusin e një Shoqate Publike Ndërkombëtare të Besimtarëve. Qëllimi i saj është të nxisë gratë në të gjitha fushat e jetës si në Kishë, ashtu edhe në shoqëri.

Pritet që në deklaratën finale të këtij takimi të ketë një ftesë për gratë dhe burrat e besimeve të ndryshme si dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë së bashku, në vëllazërim dhe miqësi sociale që duan t'i përmbahet paktit a besëlidhjes që ka si pikënisje dokumenti i lartpërmendur.

02 mars 2020, 14:51