Kërko

Vatican News
epaselect CROATIA EARTHQUAKE epaselect CROATIA EARTHQUAKE 

Kroaci: tërmeti në Zagreb. "Jutarnij list", kard. Bozaniç shpëtoi për mrekulli. Dëme të mëdha në Kisha

Kroacia vuan nga tërmeti dhe koronavirusi, Zagrebi në gjendje emergjence. 27 të plagosur nga tërmeti, dëme të mëdha materiale, qyteti është i mbyllur. Plenkoviç (kryeministër) gjendemi në "dy situata krize”.

R.SH.- Vatikan

Dy lëkundje të forta tërmeti, një magnitudë 5.4 ballë dhe një tjetër prej 4.6 goditën dje në mëngjes Zagrebin, kryeqytetin kroat, duke shkaktuar dëme materiale në qytet dhe një djalë 15 vjeçar, i cili në momentin e parë mendohej se kishte vdekur, është në gjendje të rëndë shëndetësore: qe shtypur në rrënojat e një ndërtese në qendër të Zagrebit. Sipas njoftimeve janë edhe tre tjerë të lënduar, po nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjendja në vend është shumë e vështirë, që nga nata e kaluar ka hyrë në fuqi bllokimi i qarkullimit të trenave, transportit publik dhe lëvizjeve që ka për qëllim kufizimin e përhapjes së koronavirusit. Ministria e brendshme u kërkon njerëzve të qëndrojnë në rrugë, por të mbajnë distancën e sigurisë. "Po përballemi me dy kriza tejet serioze e të rënda, tërmetin dhe epideminë," tha Ministri i Brendshëm Davor Bozhinoviç

Shumë Kishave të dëmtuara nga tërmeti

Pas tërmetit të fortë që tronditi Zagrebin të dielën në mëngjes, kryedioqeza e kryeqytetit të Kroacisë njofton për shumë Kishave të dëmtuara, duke përfshirë Katedralen e Zagrebit. " Gulia jugore e Katedrales ra në çatinë e Kuries së kryedioqezës, tërmeti ka shkaktuar shumë dëme edhe brenda bazilikës," shpjegon zëdhënësi i kryedioqezës së Zagrebit, don Borna Puskariç.

Sipas njërës prej gazetave kroate, "Jutarnji list", kardinali  kroat Josip Bozaniç shpëtoi nga tërmeti për mrekulli, sepse çatia ra përballë dhomës së tij. Në qendrën historike ka shumë Kisha e ndërtesa të dëmtuara, u evakuuan 50 fretër françeskanë nga kuvendi i Shën Françeskut të Asizit. Afresket e çmuara të Kishës të ‘Ngjiturit të Zojës në Qiell’ në Remeta janë shkatërruar. "Ndërtesa ka disa të çara të ndryshme edhe jashtë, thotë famulli tari dom Antonio Mario Cirko, i cili regjistroi një video-mesazh inkurajimi. "Zoti është gjithmonë i pranishëm mes nesh. Ndokush mund të thonë, se tërmeti është ndëshkim i Zoti, por jo, Zoti nuk ndëshkon. Por mund të pyesim veten: çfarë don të na thotë Zoti? Këto janë kohëra tundimi, prandaj duhet të bëjmë një shqyrtim, rrëmim të ndërgjegjes, po gjithmonë me shpresë në Mëshirën e pakufishme të Zotit”.

Kryedioqeza e Zagrebit

Njihet që nga viti 1093, është bërë metropoli më 11 dhjetor 1852. Në një sipërfaqe prej 4.246 km2, shtrihen 203 famulli dhe një qendër misionare, ku shkojnë 1.101.900 katolikë. Në kryedioqezën e Zagrebit shërbejnë 304 meshtarë dioqezanë e 264 meshtarë rregulltarë; 518 rregulltarë e 1.067 rregulltare; 7 diakonë e 44 seminaristë, që vazhdojnë teologji e filozofi. Në territori, Kisha Katolike administron 5 institute edukative e 36 institucione bamirësie. 11.494 vetë janë pagëzuar gjatë vitit të kaluar.

Katedralja e Zagrebit e Të Ngjiturit të Zojës në qiell

Katedralja, kushtuar të ngjiturit të Zojës në qiell dhe Shën Shtjefnit, mbret i Hungarisë, me 77 metra gjatësi e 105 lartësi, është ndërtuar në stilin gotik. Konsiderohet si ndërtesa më e lartë në vend. Ka tri navata, që mbështeten mbi një sërë shtyllash. Pranë saj ngrihet edhe kompleksi barok i ndërtesave të kryeipeshvnisë, ndërtuar në shekullin XVII mbi muret e fortesave të shekullit të XV. Vepër e mbretit hungarez Ladislav (1093-1220), në fillim ishte në stilin romanik. Por pastaj u bë rrafsh me tokë nga tartarët (1242).
Ipeshkvi Timoteu nisi rindërtimin, në stil gotik, nga ana lindore e ndërtesës (1264-84), ndërsa krahu perëndimor do të kryhej vetëm 300 vjet më pas. Në fund të shekullit XVI turqit otomanë pushtuan Bosnjën e Kroacinë dhe ngritën rreth katedrales, fortesat e tyre, që duken edhe sot e kësaj dite. Në shekullin XVII Katedralja u dogj disa herë. U rindërtua rishtas e u përfundua, duke i shtuar edhe kumbonaren jugore, që përdoret edhe si kullë vrojtimi. Aty nga fundi i shekullit XVIII, katedralja u pajis me vepra të rëndësishme arti. Rindërtimi u krye në shekullin XIX me dëshirën e ipeshkvit Juraj Haulik, që realizoi një elter të ri në stilin neogotik, vepër e skulptorit gjerman Sickinger i Mynihut. Solli edhe një organo të çmuar Walcker nga Ludwigsburgu, që përdoret edhe sot në katedrale. Në vitin 1880 një tërmet i madh e dëmtoi ndërtesën. Rindërtimi, në stilin neogotik, iu besua arkitektit Herman Bollé, i cili e pastroi plotësisht katedralen nga gjurmët e stileve të tjera. 28 elterë mermeri, në stilin barok, u hoqën, për t’u zëvendësuar me 11 të tjerë, më të thjeshtë. Dëmin më të madh katedralja e pësoi në vitin 1906, me shkatërrimin e ledheve e të kullave, për të krijuar një shesh të hapur. Në kremtimin e mbrëmësoreve, brenda katedrales, ishin të pranishëm më se një mijë vetë.

23 mars 2020, 15:25