Kërko

Vatican News
SWITZERLAND-HEALTH-VIRUS-WHO SWITZERLAND-HEALTH-VIRUS-WHO  (AFP or licensors)

Koronavirusi ёshtё pandemi, deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë

"Pandemia nuk është një fjalë për të përdorur lehtë apo pavëmendje. Pandemia është një fjalë që, nëse keqpërdoret, mund të shkaktojë frikë të paarsyeshme ose bindje të paarsyeshme se lufta ka mbaruar, duke shkaktuar vuajtje dhe vdekje të panevojshme”. Kёshtu Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH-sё), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

R.SH. - Vatikan

Koronavirusi - Kovid-19 mund të karakterizohet si një epidemi, kёshtu deklaroi sot nё Gjenevё Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh-së). 

"Pandemia nuk është një fjalë për t'u përdorur lehtë apo pavëmendje. Pandemia është një fjalë që, nëse keqpërdoret, mund të shkaktojë frikë të paarsyeshme ose bindje të paarsyeshme se lufta ka mbaruar, duke shkaktuar vuajtje dhe vdekje të panevojshme”. Kёshtu u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH-sё), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë, ku u deklarua se Kovid-19 mund të karakterizohet si një epidemi.

"Obsh- shtoi Ghebreyesus - e ka studiuar vatrën e infektimit dhe shpërthimin e virusit 24 orë në 24 orë, prandaj jemi thellësisht të shqetësuar, si nga nivelet e përhapjes e tё ashpërsisë, si dhe nga disa situata alarmuese tё plogëtisë". Por "ta përshkruash situatën si pandemi nuk e ndryshon vlerësimin e OBSH-sё mbi kërcënimin e madh qё paraqitet nga ky koronavirus. Nuk e ndryshon atё që OBSH ёshtё duke bёrё dhe nuk e ndryshon as atё që vendet e ndryshme do tё duhej të bënin" për ta ndaluar përhapjen e luftuar kundër Covid-19.

11 mars 2020, 19:22