Mijëra të zhvendosur në Idlib
R.SH. - Vatikan
Luftimet në rajonin Sirian të Idlibit rrezikojnё të shkaktojë një emergjencë humanitare të paparë. Rreth 90.000 civilë janë zhvendosur nga Idlib në katër ditët e fundit pёr shkak tё intensifikimit tё sulmeve tё ushtrisë Siriane mbështetur nga forcat ruse.
Shumica e të shpërngulurve janё drejtuar për në kufi me Turqinë. Kёshtu njofton Koordinimi që përgjigjet pёr operacionet në Siri, një organizatë pranë Ankarasë. Refugjatët, njoftohet se, po largohen nga rajonet e Arihas, Saraqebit dhe Jabal al-Zawiyas, në qendёr të ofensivës së forcave të Damaskut, e cila u përlesh gjithashtu me forcat turke të hënën në incidentin më tё rёndё të viteve tё fundit.
OKB ka dokumentuar zhvendosjen e më shumë se 200.000 vetëve në dy javët e fundit nga zonën e Saraqebit dhe nga zonat rrethuese tё goditura nga ofensiva qeveritare e ruse. Sipas OKB-së, që nga dhjetori rreth gjysmë milion vetë janë zhvendosur nga Idlib, prej të cilëve 80% janë gra e fëmijë dhe ndihmat mungojnё.