Kërko

 Papa në  takimin me Guterres Papa në takimin me Guterres 

Takimi i Taizesë: Guterres, të rinjve: “veproni në favor të klimës”

Takimi i Taizesë: Guterres(OKB) të rinjve: “veproni në favor të klimës, ora pa kthim mbrapa po afrohet”. E të një bote, në të cilën njeriu nuk ka më frikë se mund të piqet për së gjalli nën saçin e diellit përvëlues!

R. SH. - Vatikan

Një thirrje e veçantë për të vepruar në favor të klimës. Ua drejton sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, 15 mijë të rinjve, që do të mblidhen nesër në Breslavë, për takimin e tyre të 42-të evropian, frymëzuar nga  përshpirtëria e Tezesë.

“Për dhjetra e dhjetra vjet  njerëzit luftuan kundër Planetit. Planeti i duroi! Po tani ka nisur të mbrohet. Jemi përballë krizës klimaterike globale e pika pa kthim po afrohet. Ndonëse nuk kanë humbur fare të gjitha shpresat”. – shkruan Guterres në mesazh.

“Bashkësia shkencore na kujton se road map për të mbetur nën rritjen e temperaturës prej 1,5 gradë, është fare pranë. Teknologjitë për ta arritur këtë objektiv i kemi tashmë. Opinioni publik po zgjohet! Të rinjtë, si ju, po i prijnë kësaj beteje me një mobilizim të jashtëzakonshëm. E gjithnjë më shumë qytete, institucione financiare dhe sipërmarrje po hyjnë në rrugën e 1,5 gradëve. Në vitin 2020 jua besoj juve angazhimin për të bërë presione, që klima të jetë në krye të agjendës ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara do të jenë pranë jush e, së bashku, do të angazhohen për të ndërtuar një botë  me paqe, zhvillim të qëndrueshëm e të drejta njerëzore për të gjithë”.

Një botë, në të cilën stinët shndërrohen normalisht njëra pas tjetrës e njeriu nuk ka më frikë se mund të piqet së gjalli nën saçin e diellit përvëlues!

27 dhjetor 2019, 16:27