Kërko

Emigrantë në Bosnjë Emigrantë në Bosnjë 

Lufta kundër trafikut të njerëzve, përparësi për Ballkanin perëndimor

Forumit vjetor BE - Ballkani Perëndimor mbi Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, në Shkup.

R.SH. - Vatikan

Të sigurohet administrimi i duhur i kufijve, të luftohet trafiku i njerëzve dhe rrjetet terroriste: këto janë përparësitë, për të cilat kanë rënë dakord Bashkimi Evropian dhe ministrat e Ballkanit Perëndimor, siç lexohet në marrëveshjen përfundimtare të Forumit vjetor mbi Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, që u mbyll më 19 nëntor, në Shkup.

         Në këtë takim, përveç përfaqësuesve të rajonit, morën pjesë ministra finlandezë, për llogari të Këshillit të BE-së, si edhe anëtarë të Komisionit Evropian.

         Ministrat u impenjuan në përforcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, duke nënvizuar se kohët e fundit janë shtuar kalimet e paligjshme. Përpjekje të tjera, shtuan ata, duhen bërë në drejtim të luftës kundër “lidhjeve të ngushta” ndërmjet trafikut të migrantëve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, si krijimi i rrjeteve nga ana e organizatave kriminale ndërkombëtare. Sipas ministrave, rrjetet terroriste, “mbeten kërcënim për sigurinë globale”.

21 nëntor 2019, 16:41