Kërko

Vatican News
Më 2 tetor, në Tiranë, konferenca organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të Shqipërisë, me temë “Radiot fetare në gjuhën shqipe” Më 2 tetor, në Tiranë, konferenca organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të Shqipërisë, me temë “Radiot fetare në gjuhën shqipe” 

Roli e kontributi i radiove fetare në shoqërinë e sotme shqiptare

Roli e kontributi i radiove fetare në shoqërinë e sotme shqiptare, është tejet i rëndësishëm, pohon Agron Gjekmarkaj, anëtar i bordit Autoritetit të Mediave Audiovizie ( AMM)

R.SH. - Vatikan

Valët shpirtërore që ndërtojnë vëllazërimin, përforcojnë besimin në Zotin, rrisin përgjegjësinë e çdo besimtari ndaj së mirës së përbashkët, luftojnë veset dhe ushqejnë virtytet. Ky, thënë shkurt, është misioni që, radio e komuniteteve fetare në Shqipëri, me emisionet e tyre e çojnë çdo ditë përpara.

Pikërisht mbi këtë u fol, siç kemi ju kemi njoftuar, të mërkurën më 2 tetor, në Tiranë, u mbajt një konferencë e organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të Shqipërisë, me temë “Radiot fetare në gjuhën shqipe”. Ishte i pranishëm për Radio Vatikanin, Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin, Paolo Ruffini dhe ne nga redaksia shqipe, së bashku me drejtues të radiove fetare të komuniteteve të ndryshme religjioze të Shqipërisë: radio “Spectrum” e komunitetit Mysliman, radio “Ngjallja” e komunitetit Ortodoks, “Radio Maria” e komunitetit Katolik dhe radio “Dodona” e kryegjyshatës Bektashiane, kjo e fundit ende nuk ka filluar punën.

Përveç drejtuesve të këtyre radiove, në konferencë morën gazetarë, përfaqësues të komuniteteve fetare të Shqipërisë dhe ekspertë të mediave.

Mbi rolin e kontributin e radiot fetare në shoqërinë e sotme shqiptare, ta dëgjojmë në mikrofonin tonë Agron Gjekmarkaj, anëtar i bordit të Ama....

Ta dëgjojmë në mikrofonin tonë Agron Gjekmarkaj

E tani ta dëgjojmë mendimin e zëdhënësit të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Shtjefnit, nga dioqeza e Sapës....ù

Tadëgjojmë mendimin e zëdhënësit të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Shtjefnit
03 tetor 2019, 17:02