Cerca

Vatican News
La Croce di Gesù Cristo e la corona di spine La Croce di Gesù Cristo e la corona di spine 

Më 8 tetor kalendari përkujton Shën Pelagenë dhe Shën Taidea

Shën Pelagea e Shën Taidea qenë dy gra të përdala, që duke u takuar përmes Ungjillit me Krishtin, ndërruan rrënjësisht rrugën e stilin e jetës, u shkëputen përgjithmonë nga e kaluara e jetuan në përkim me mësimet ungjillore.

R.SH. - Vatikan

Për Shën Pelagenë dimë se ishte martire e re nga Antiokia, ku njihej si valltare e përmendur, e martirizuar në kohën e persekutimeve të Dioklecianit. Takimi me ipeshkvin vendas, Nonno, të cilin u përpoq ta korruptonte, e bëri të braktisë gjithçka e të ndjekë deri në vdekje me martirizim mësimet e Krishtit.

Shën Taidea pasi kaloi nga një jetë mëkatare në të Ungjillit, përmendet si model i jetës së krishterë nga Dante Aligheri në veprën e njohur ‘Komedia Hyjnore’. Duket të jetë jetuar në shekullin III pas Krishtit. Ishte Shën Panfuci ai që e bindi të ndërronte rrugë e të hynte në kuvend në jetën rregulltare, ku jetoi në mënyrë shembullore Ungjillin e Krishtit.

08 tetor 2019, 11:45