Kërko

Vatican News
Kryeengjëjt Mëhilli, Gabrieli e Rafaeli Kryeengjëjt Mëhilli, Gabrieli e Rafaeli 

Më 29 shtator Kisha përkujton Kryeengjëjt Mëhillin, Gabrielin e Rafaelin

Engjëjt dërgohen nga Zoti për t’u shërbyer atyre, që do ta trashëgojnë shëlbimin, siç na e kujton Letra drejtuar Hebrenjve (1,14), e na japin ndihmën e tyre në shtegtimin tokësor drejt Atdheut qiellor. Kisha kujton se secili prej tyre ka një mision të posaçëm në historinë e shëlbimit, prandaj na fton ta kërkojmë me besim ndihmën e tyre, si dhe mbrojtjen e Engjëjve të Rojës.

R.SH. - Vatikan 

Më 29 shtator, Kisha katolike përkujton tre Kryeengjëjt: Mikelin (ai që ndihmon), Gabrielin (ai që mbron) e Rafaelin (ai që shëron) për të cilët flitet qartë në Shkrimin Shenjt, ku shënohen edhe detyrat që kryejnë: Kryeengjëlli Mikel është kryetari i aradheve qiellore; Gabrieli është lajmëtar e Rafaeli, prijës i shtegtarëve. Kulti i kryeengjëllit Mikel fillon që në shekujt e parë të historisë së krishterimit.

Duke marrë shtytjen nga festa e sotme e Shenjtorëve Kryeengjëj, Mikelit, Rafaelit e Gabrielit, Kisha kujton se secili prej tyre ka një mision të posaçëm në historinë e shëlbimit, prandaj na fton ta kërkojmë me besim ndihmën e tyre, si dhe mbrojtjen e Engjëjve të Rojës, festën e të cilëve e kremtojmë më 2 tetor. Prania e padukshme e këtyre shpirtrave të lum, na ndihmon e na ngushëllon fort: ata ecin përkrah nesh e na mbrojnë në çdo rrethanë, na ruajnë nga rreziqet e mund t’u kërkojmë ndihmë në çdo çast.

Shumë shenjtorë kishin me Engjëjt marrëdhënie të vërteta miqësie e të shumta janë episodet, që flasin për ndihmën e tyre në raste të veçanta. Engjëjt dërgohen nga Zoti për t’i shërbyer atyre, që do ta trashëgojnë shëlbimin, siç na e kujton Letra drejtuar Hebrenjve (1,14), e na japin ndihmën e tyre në shtegtimin tokësor drejt Atdheut qiellor. Kujtojmë se emrat Mikel, Gabriel e Rafael janë shumë të përhapur në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi, madje Shën Mikeli, i njohur si Shën Mhilli, është pajtor i disa fshatrave shqiptare të Veriut.

29 shtator 2019, 09:46