Cerca

Vatican News
Maestro di Santa Chiara, Assisi, XIII sec. Maestro di Santa Chiara, Assisi, XIII sec. 

Më 11 gusht kalendari kishtar përkujton Shën Kjarën e Asizit

Shën Kjara e Asizit, qё na fton t’ia dhurojmë jetën Krishtit. Ishte Virgjër që digjej nga dashuria hyjnore, në sa ia dhuronte Zotit vetveten ditë për ditë në lutje dhe në jetën e zakonshme i shërbente të afërmit. si shën Kiara, ta kërkojmë në Zotin, sekretin e gëzimit të vërtetë.

Më 11 gusht, përkujtojmë shën Kjarën e Asizit, virgjër e themeluese e Urdhërit të Klariseve, bashkëpunëtore e ngushtë e shën FrançeskutShën Kjara se Asizit, na fton t’ia dhurojmë jetën Krishtit.

E kujtojmë me shprehjen që përdoret zakonisht, kur flitet për të: “Filiz i Françeskut”, pemë që u rrit e lulëzoi mbi rrënjën e mbjellë nga Shën Françesku, mbi dashurinë për Krishtin e varfër e të kryqëzuar, që na dhuron gjithë vetveten. Kështu edhe Kjara e dhuroi plotësisht vetveten, duke u bërë nënë e motër jo vetëm për simotrat e veta të varfra të Shën Damianit, por edhe për Shën Françeskun e fretërit e tij. Provoi, kështu, përvojën rregulltare të amësisë. E shikoj Shën Kjarën si një vazo alabastri, që u zbraz krejtësisht, për t’u mbushur pastaj me dritën e Zotit. Duke pasur gjithçka, deshi të mos kishte asgjë. E zgjodhi lirisht rrugën e vet, për dashuri të Krishtit, duke na lënë një trashëgimi të begatë, si grua që e jetoi plotësisht e në mënyrë krijuese jetën e saj rregulltare, por edhe femërinë e saj. E jo vetëm ne, që ecim në gjurmët e Kjarës, por edhe mbarë Kishës,

Kjara lindi më 16 korrik 1194 në Asizi. Ishte bijë e Favrone Offreduccios dhe Ortolanës. Emri i saj është i lidhur ngushtë me atë të Shën Françeskut. Kur fama e Françeskut u përhap në gjithë qytetin, në sa një pjesë e mirë e asizianëve mendonin se i biri i Bernardonit ishte çmendur, Kjara u mahnit nga ideali françeskan i varfërisë, ndjeu një thirrje të fuqishme për ta ndjekur dhe, duke ecur në këtë rrugë, u mbyll në kuvend bashkë me shoqet e para. Themeloi kështu klariset, murgesha kundruese, që u përhapen kudo në botë.

Kjara vdiq më 11 gusht 1253. Në salikimet e saj solemne mori pjesë edhe Papa Inoçenci IV me një numër të madh shoqëruesish nga autoritetet më të larta të Kishës. Natyrisht për të marrë pjesë në një ngjarje kaq të jashtëzakonshme, ngarendi gjithë populli i vendit e i rrethinave. Nuk ishte parë kurrë një turmë aq e madhe në Asizi.

Papa propozoi që salikimet të mos kremtoheshin me lutjet e ditës kushtuar të vdekurve, por me atë të virgjërave. Në këtë mënyrë do ta shpallte shenjte para se të zbriste në varr. Njëri nga kardinajtë i tërhoqi vëmendjen, duke i kujtuar se një kremtim i tillë nuk përkonte me praktikën e Kishës. Dhe qe një fat i madh, sepsè gjatë procesit për shenjtërimin e saj u pyetën shumë dëshmitarë dhe u grumbulluan dëshmi, të cilat përbëjnë një pasuri për françeskanizmin e për mbarë Kishën. Por të mos ishte ndjekur praktika e shenjtërimit, këto dëshmi ndoshta nuk do të ishin njohur kurrë.

11 gusht 2019, 18:48