Kërko

Tё tё Ngjiturit tё Krishtit nё Qiell – tё Shёlbuemit Tё tё Ngjiturit tё Krishtit nё Qiell – tё Shёlbuemit 

Shenjtorët e Javës 2 - 9 qershor

Liturgjia e festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për të na sjell në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të Ngjallur. Ky mister i fesë së krishterë e ka plotësimin e vet në të Ngjiturit “në qiell” të Jezu Krishtit, cili “ngjitet” duke bekuar dishepujt e premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë.

R.SH. - Vatikan

E diel 2 qershor, Kisha katolike kremton solemnitetin e tё Ngjiturit tё Krishtit nё Qiell – tё Shёlbuemit, siç quhet tek katolikët shqiptarë. Gjithnjë mё 2 qershor, kalendari përkujton shën Marçelinin, meshtar; shën Pjetrin ekzorcist e shën Eugjenin I, papë. Liturgjia e festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për të na sjell në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të Ngjallur. Ky mister i fesë së krishterë e ka plotësimin e vet në të Ngjiturit “në qiell” të Jezu Krishtit, cili “ngjitet” duke bekuar dishepujt e premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë. Kjo festё na kujton se edhe sot, si në kohët e largëta, jemi të ftuar të hapim mendjen e zemrën, për t’i bërë vend Fjalës Hyjnore që shëlbon. Këtë, pra, na kujton festa e të Shëlbuemit.

Të hёnёn më 3 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Karl Lvanga-n me shokë, martirë të Ugandës e shën Klotildën, mbretëreshë të frakëve. Liturgjia na kujtojnë se njeriu i drejtë i jep lumni Hyjit me bindjen se feja nuk është prona jonë. Na u dorëzua që të kujdesemi për të, ashtu si vreshti vreshtarëve. Kemi përgjegjësi për lulëzimin e vreshtit, por nuk jemi i zoti.

Të martën më 4 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun Karaçiolo, meshtar, themelues i Klerikëve të Vegjël Rregulltarë dhe shën Kuirinin, martir. Liturgjia na kujton se njeriu i drejtë i jep lumni Hyjit me bindjen se feja nuk është prona jonë. Na u dorëzua që të kujdesemi për të, ashtu si vreshti vreshtarëve. Kemi përgjegjësi për lulëzimin e vreshtit, por nuk jemi i zoti.

Të mërkurën më 5 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Bonifacin, ipeshkëv e martir, apostull i Gjermanisë. Liturgjia e ditës na kujton se secili nga ne është i thirrur të japë kontributin e tij për ndërtimin e një realiteti më të mirë, duke i ndihmuar për këtë edhe autoritetet civile.

Të enjten më 6 qershor, kalendari përkujton shën Norbertin, ipeshkëv i Magdenburgut, themelues i Kanonikëve Rregulltarë Premostratens; shenjtorët Artemi e Paolina, martirë e shën Klaudio-n, abat e ipeshkëv. Liturgjia e ditës na kujton se në bisedën që bëjnë saducejtë e farisenjtë me Jezusin, gjejmë gjithnjë të vërteta të mëdha e sot, të vërtetën se Zoti është përherë i pranishëm në jetën tonë jo si gjykatës, as si padron, por si Atë që kujdeset gjithnjë për të bijtë

Të premten më 7 qershor, kalendari përkujton shën Antonin Maria Gjanellin, ipeshkëv e themelues i Bijave të Marisë. Liturgjia e ditës na nxit të reflektojmë mbi rëndësinë që ka jo sasia, por cilësia e dhuratave që u bëjmë të tjerëve me dashuri. E kjo e fundit varet nga zemra.

Të shtunёn më 8 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Medardin, ipeshkëv i Nojonit. Liturgjia e ditës na kujton se feja dhe tradita janë dy çelësat, pa të cilët nuk mund ta hapim e ta lexojmë mesazhin ungjillor. Jezusi është njeri i ri, por që ecën në gjurmët e traditës së hebrenjve, bijve të besëlidhjes së parë.

Të dielën e ardhshme mё 9 qershor, Kisha katolike do tё kremtojё festën e Rrëshajëve, festën e ditëlindjes së Kishës. Gjithnjё më 9 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Efremin, diakon e doktor i Kishës, shën Primo-n (Prelën) dhe shën Feliçianin, martirë.

Rrëshajët janё festa e ditëlindjes së Kishës, sepse kremtimi i Zbritjes së Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Cenakull, së bashku me Marinë, shënon plotësimin e premtimeve të Krishtit, do të thotë dërgimin e Shpirtit Shenjt, për t’i ngushëlluar e ndihmuar dishepujt e vet në misionin, veprimtarinë, lodhjen e frikën e tyre. Jezusi u tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shenjt. Ai do të ju japë forcë, guxim e entuziazëm”!. 

01 qershor 2019, 17:32