Cerca

Vatican News
 Si ndahet gjysëmrrethi i Asamblesë BE Si ndahet gjysëmrrethi i Asamblesë BE  (ANSA)

Zgjedhjet në Evropë: të vihet puna në qendër të politikave

Vendet anëtare të BE-së votojnë këto ditë për zgjedhjen e Parlamentit evropian. Rreth 400 milionë zgjedhës thirren të hedhin votën e tyre për zgjedhjen e 751 eurodeputetëve të parlamentit të ri të Evropës së Bashkuar.

R. SH. -Vatikan

Vendet anëtare të BE-së votojnë këto ditë për zgjedhjen e Parlamentit evropian, i vetmi institucion i BE-së, anëtarët e të cilit zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët. Thirren për të votuar zgjedhësit e të 28 Shteteve anëtare, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, me që nuk ka përfunduar akoma procedura e daljes së saj nga Bashkimi Evropian. Pas Brexit, numri i deputetëve do të  pakësohet nga 751 - në 705. Mbretëria e Bashkuar dhe Vendet e Ulëta votuan, të enjten e kaluar, ndërsa Irlanda dhe Republika Çeke, të premten. Dje kutitë e votimit u hapën edhe në Letoni, Sllovaki e Maltë. Të gjitha shtetet e tjera po votojë sot. Në Itali kutitë e votimit do të jenë të hapura nga ora 7.00 deri në orën 23.00, për të zgjedhur 73 eurodeputetë. Votohet duke shënuar një X mbi simbolin e një liste të vetme. Është e mundur, por jo e detyrueshme, të miratohen  deri në  tre kandidatë, që i pëkasin listës për të cilën votohet. Duhet të jenë  të sekseve të ndryshme. Në rast të kundërt, anulohet kandidati i dytë dhe i tretë.

 Ipeshkvijtë evropianë i ftojnë të gjithë për të votuar

“Ipeshkvijtë evropianë besojnë plotësisht në Evropën e Bashkuar dhe urojnë që ky takim elektoral të dëshmojë e të përforcojë konkretisht dëshirën e Etërve të Evropës për të ecur në një rrugë të vetme. E për të ëndërruar një ëndërr të vetme”- Kjo, ftesa e kardinalit Angelo Bagnasco, kryeipeshkëv i Gjenovës dhe Kryetar i Këshillit të Konferencave ipeshkvnore evropiane (Ccce), shprehur në një intervistë botuar sot në gazetën “Avvenire”.

26 maj 2019, 15:02