Kërko

Vatican News
Vetrate interno della Chiesa Vetrate interno della Chiesa 

Shenjtorët e javës 12 – 19 maj

Kjo e diele e katër e Pashkëve quhet e diela ‘Bariut të Mirë’, në të cilën kremtohet Dita botërore e lutjes për thirrjet meshtarake. Gjëja e parë që duhet bërë, për t’iu përgjigjur thirrjes së Zotit e për të ndjekur Krishtin, na thotë Ungjilli i kësaj së diele, është dëgjimi i Fjalës së Tij, nga e cila lind e ushqehet feja. Vetëm kush ia vë veshin mirë zërit të Zotit, është në gjendje t’i vlerësojë, në ndërgjegjen e vet, vendimet më të drejta për të vepruar sipas vullnetit të Tij Hyjnor.

R.SH. - Vatikan

E diel 12 maj, Kisha katolike kremton të Dielën e tretë të kohës së Pashkëve, gjithnjë më 12 maj, kalendari përkujtohen shenjtorët Nereu e Akileu, martirë; shën Pankraci, martir, shën Leopoldin Mandiç dhe tё Lumin dom Ejëll Deda, meshtar e martir i Krishtit, nё periudhën e diktaturës ateiste komuniste nё Shqipëri.

Kjo e diele e katër e kohës së Pashkëve quhet e diela kushtuar ‘Bariut të Mirë’, në të cilën kremtohet edhe Dita 56-të botërore e lutjes për thirrjet meshtarake. E gjëja e parë që duhet bërë, për t’iu përgjigjur thirrjes së Zotit e për të ndjekur pas Krishtin, na thotë Ungjilli i kësaj së diele, është dëgjimi i Fjalës së Tij, nga e cila lind e ushqehet feja. Vetëm kush ia vë veshin mirë zërit të Zotit, është në gjendje t’i vlerësojë, në ndërgjegjen e vet, vendimet më të drejta për të vepruar sipas vullnetit të Tij Hyjnor.

Të hënën më 13 maj, kalendari kishtar kremton festën e Zojës së Bekuar të Fatimes; përkushtimin e Kishës së Marisë “tek Martirët” në Patheon të Romës dhe shën Andreun Uberto Fournet, meshtar.

Të martën më 14 maj, kalendari kishtar përkujton shën Matinë apostull që, i dashur nga Ati qiellor, u bashkua me 12 Apostujt.

Të mërkurën me 15 maj, kalendari kishtar përkujton shën Sofinë, shën Torkuatin, ipeshkëv i Guadiksit dhe shën Isidorin, bujk.

Të enjten më 16 maj, kalendari kishtar përkujton shën shën Aleksandrin, ipeshkëv i Jerusalemit, shën Ubaldin, ipeshkëv i Gubios, shën Luigji Orione dhe të Lumin Vladimir Gjika, me prejardhje shqiptar.

Të premten më 17 maj, kalendari kishtar përkujton shën Vitorin, martir, shën Pashkun Baylon e shën Gjulietën Salzano.

Të shtunën më 18 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin I, shën Gëzimin (Felice) nga Kantaliçe.

Të dielën e ardhshme më 19 maj, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 5-të të kohës së Pashkëve. Gjithnjë më 19 maj, kalendari kishtar përkujton shën Pjetrin Celestino, shën Krispinin nga Viterbo e shën Ivo-n.

10 maj 2019, 13:18