Kërko

NMACEDONIA-RELIGION-POPE NMACEDONIA-RELIGION-POPE 

Dëshmia e Liridona Sumës para Papës gjatë takimit ekumenik e ndërfetar me të rinjtë, në Shkup

Liridona Suma: Mendoj se ne që besojmë në një Zot të Vetëm të Mëshirshëm, mund t’i japim shpresë një bote të lodhur. Ëndërroj një botë ku sundojnë marrëdhëniet e sinqerta dhe të hapura ndërmjet individëve dhe komuniteteve, ndërmjet popujve dhe feve.

R.SH. - Vatikan

Gjatë takimit ekumenik e ndërfetar të Papës Françesku me të rinjtë pranë Qendrës baritore të Kishës katolike në Shkup, morën pjesë 1.500 të rinj e të reja. Para Atit të Shenjtë Berglio foli edhe një e re shqiptare e besimit islam, ja dëshmia e Liridona Sumës.....

Dëshmia e Liridona Suma

Unë jam myslimane, quhem Liridona Suma, dhe shpesh herë kam pasur rastin të jetoj me miqtë e mi të krishterë dhe momente të thelle e të forta bashkimi. Ky përjetim gjithmonë më ka mbushur me gëzim dhe paqe të vërtetë. Dhe jo vetëm aq: më ka ndihmuar t’i njoh më mirë dhe më thellë, jo vetëm të tjerët, por edhe veten time dhe Traditën time.

Mendoj se ne që besojmë në një Zot të Vetëm të Mëshirshëm, mund t’i japim shpresë një bote të lodhur.  Ëndërroj një botë ku sundojnë marrëdhëniet e sinqerta dhe të hapura ndërmjet individëve dhe komuniteteve, ndërmjet popujve dhe feve.

Ndoshta unë ëndërroj shumë? A mund të punojmë për të mirën e përbashkët myslimanë dhe të krishterë të rinj?

E Papa Françesku iu përgjigj:

“Ëndrrat nuk janë kurrë të tepërta. Një nga problemet kryesore sot është se shumë të rinj e kanë humbur fare aftësinë për të ëndërruar. Dinë vetëm të ankohen. E kjo të bën të marrësh rrugën e gabuar. Kur gjithçka duket e palëvizshme, e amullt, kur problemet personale të shqetësojnë, situata shoqërore nuk të jep përgjigjen e duhur, nuk është mirë të dorëzohesh! Ëndërroni, prandaj. Ëndrra të mëdha! Që i japin shpresë botës së lodhur. Të plakur para kohe! Endërroni, së bashku, të krishterë e myslimanë!”.

07 maj 2019, 15:50