Cerca

Vatican News
Muze Muze  (ANSA)

Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Veçojmë takimin me temë “Muzeu dhe fondet etnografike: tradita dhe e ardhmja”, organizuar më 17 maj, në sallën “Rrok Zojzi” në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA).

R.SH. - Vatikan

Dje, në të gjithë botën, u kremtua Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Tema e sivjetme ishte “Muzetë si Qendra Kulturore: e ardhmja e traditës”. Kjo Ditë kremtohet prej kohësh edhe në Shqipëri, duke u dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të vizitojnë muzetë falas, të marrin pjesë në konferenca e të kontribuojnë në shndërrimin e vazhdueshëm të tyre në qendra kulturore, në kërkim të mënyrave të reja për të paraqitur koleksionet, historinë dhe trashëgiminë kulturore të popullit. Veprimtaritë ishin 3-ditore e përfunduan sot. Veçojmë takimin me temë “Muzeu dhe fondet etnografike: tradita dhe e ardhmja”, organizuar më 17 maj, në sallën “Rrok Zojzi” në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA). U fol për rëndësinë e koleksionit etnografik të këtij Instituti dhe për nevojën e ngutshme që ky fond të përdoret si realitet muzeal, i vizitueshëm nga publiku i gjerë.

19 maj 2019, 12:39